Njohja e zërit

●● Kur televizori është model i serisë 9000 ose nuk ka të instaluar kamerën e integruar me modelet e serisë SEK-3500 të UHD Evolution Kit, rekomandojmë që të përdorni Samsung Smart Control për të përdorur këtë funksion.

●● Njohja e zërit nuk disponohet në të gjitha gjuhët, dialektet apo rajonet. Performanca ndryshon në varësi të gjuhës së zgjedhur, volumit të zërit dhe niveleve të zhurmës në mjedisin rrethues.

●● Shkrimi i tekstit me zë kërkon që të pranoni rregulloren e fshehtësisë për zërin të aplikacionit të palës së tretë.

●● Futja e tekstit me zë ju mundëson të shkruani tekst me anë të komandave zanore në vend të mausit, tastierës ose telekomandës. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm për kërkim, shfletim në internet dhe për përdorimin e aplikacioneve.

●● Përpara se të përdorni Njohja e zërit bashkëveprues, duhet të bini dakord me njoftimet e mëposhtme të fshehtësisë:

––Njoftimi i fshehtësisë së njohjes së zërit, njoftimi i fshehtësisë së nuancës

Kërkesat për përdorimin e njohjes së zërit, lëvizjeve dhe fytyrës

Kërkesat për përdorimin e njohjes së zërit

●● Shpejtësia e njohjes së zërit ndryshon në varësi të volumit/tonalitetit, shqiptimit dhe mjedisit të zërit (zhurmës së mjedisit rrethues dhe zërit të televizorit).

●● Thoni komandën në distancë 1,2 m deri në 1,8 m nga mikrofoni në Samsung Smart Control. Volumi optimal për komandat zanore është midis 75 dB dhe 80 dB.

Page 177
Image 177
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH, UE55JS9002TXXH manual Njohja e zërit, Kërkesat për përdorimin e njohjes së zërit