Përdorimi i shfletuesit të internetit
Mund ta shfletoni internetin në televizor në të njëjtën mënyrë si do të vepronit me kompjuter. Zgjidhni Ndihmë për të shfaqur informacionin e shfletuesit të internetit.
"" Për një shfletim më praktik në internet, përdorni tastierën dhe mausin. "" Faqja e shfletimit mund të ndryshojë nga ajo në kompjuter.
Preferencat për shfletimin
Zgjidhni Cilësimet. Konfiguroni cilësimet e shfletimit për të përmbushur nevojat tuaja.
●● Përgjith.
Fsheh automatikisht skedat ose shiritat e menyve pas një periudhe mosveprimi ose rivendos të gjitha cilësimet e përdoruesit.
"" Faqeshënuesit dhe historikët e shfletimit që keni kryer nuk do të rivendosen.
●● Faqja kryesore
Cakton faqen bazë kur hapni shfletuesin.
●● Motori i kërkimit
Kërkon për informacionin që keni dhënë dhe shfaq faqet e rezultateve në internet.
●● Fshehtësia dhe siguria
Ju pengon hapjen e faqeve të papërshtatshme ose cakton mosruajtjen e historikut të shfletimit.
●● Faqet e bllokuara
Bllokon ose zhbllokon faqet. Mund të menaxhoni listën e faqeve për t'u bllokuar.
●● Faqet e miratuara
Kufizon përdorimin vetëm në faqet që keni miratuar. Për ta përdorur këtë opsion, caktojini fjalëkalim. Mund të shtoni ose hiqni faqet e miratuara.
●● Kodimi
Caktoni enkodimin në Auto ose zgjidhni mënyrë enkodimi nga lista.
●● Informacion
Shfaq versionin aktual të shfletuesit të internetit.