Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)
Telekomandën e televizorit mund ta përdorni për të komanduar pajisje të jashtme që janë lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI dhe mbështesin Anynet+
Konfigurimi i Anynet+ (HDMI-CEC)
(MENU/123) MENU Sistemi Anynet+
Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni Anynet+
●● Çaktivizim auto Provo tani
Kur caktohet në Po, fik pajisjet e jashtme të përputhshme Anynet + gjatë kohës që televizori është i fikur.
"" Ky funksion nuk mbështetet nga disa pajisje që mbështesin Anynet+.
●● Kërkim për pajisje Provo tani
Kërkon automatikisht dhe identifikon pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin që mbështesin Anynet+
Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)
Zgjedhja e pajisjes së jashtme
Pas lidhjes së pajisjeve të jashtme me televizorin, zgjidhni (MENU/123) MENU Sistemi Anynet+ (HDMI- CEC) Kërkim për pajisje. Televizori shfaq një listë pajisjesh që mbështesin Anynet+
"" Nëse keni pajisje të jashtme të konfiguruar si pajisje që mbështet "Anynet+" (d.m.th. pajisje që mund të komandohet nëpërmjet telekomandës së televizorit) dhe si pajisje që mbështet telekomandën universale (d.m.th. pajisje që mund të komandohet nëpërmjet telekomandës universale), ajo mund të komandohet vetëm me telekomandë universale.