●● HDMI (High Definition Multimedia Interface; sistem multimedia i qartësisë së lartë)

HDMI është mënyra e transmetimit të sinjaleve të figurës dhe zërit nëpërmjet një kablloje të vetme.

●● Adresat IP dinamike kundrejt atyre statike

Nëse rrjeti kërkon adresë IP dinamike, përdorni modem apo rrugëzues ADSL që mbështet protokollin e konfigurimit dinamik të pritësit (DHCP). Modemët dhe rrugëzuesit që mbështesin DHCP-në japin automatikisht vlerat e adresës IP, maskës së nënrrjetit, portëkalimit dhe DNS që i nevojiten televizorit për të hyrë në internet, që të mos të duhet të caktohen manualisht. Shumica e rrjeteve të shtëpisë përdorin adresë IP dinamike.

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, jepni manualisht vlerat e adresës IP, maskës së nënrrjetit, portëkalimit dhe DNS gjatë konfigurimit të lidhjes me rrjetin. Për të marrë vlerat e adresës IP, maskës së nënrrjetit, portëkalimit dhe DNS, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit (ISP).

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, përdorni modem ADSL që mbështet DHCP-në. Modemët ADSL që mbështesin DHCP-në pranojnë edhe adresat IP statike.

●● Bluetooth

Bluetooth është një protokoll komunikimi me valë në distancë të shkurtër që mundëson shkëmbimin e informacioneve midis celularëve, laptopëve dhe kufjeve të lidhura me pajisje që mbështesin Bluetooth. Përdoret kryesisht për lidhjet me valë me konsum të ulët të energjisë, brenda një distance shumë të shkurtër prej 10 m.

●● Ethernet

Ethernet është një LAN (rrjet lokal) që përdor kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.

●● Lidhja Component

Lidhjet Component përdoren kryesisht për konsolat e lojërave dhe transmetojnë sinjale video duke e ndarë në një sinjal ndriçimi (Y) dhe dy sinjale ngjyrash (Pb dhe Pr). Foleja ka shënimin [Component IN]_(Pr, Pb, Y) në pjesën e pasme të televizorit. Në disa pajisje ndonjëherë ka shënimin Cr, Cb, Y. Cb dhe Cr janë konvertimet dixhitale të sinjaleve Pb dhe Pr.

Bashkuesit normalisht janë me kode me ngjyra të kuqe (R), blu (B) dhe jeshile (G) dhe ofrojnë cilësinë më të mirë të mundshme të figurës për një lidhje analoge.

Page 197
Image 197
Samsung UE65JS9502TXXH, UE48JS9002TXXH, UE55JS9002TXXH, UE65JS9002TXXH manual Ethernet