Mësimi i njohurive bazë të komandimit me lëvizje
Disponohen veprimet e mëposhtme:
Lëvizja e treguesit
Lëvizni dorën për të lëvizur treguesin siç duhet.
Zgjedhja e artikullit
Mbylleni dorën dhe ngrini gishtin tregues për të zgjedhur artikuj. Mund të zgjidhni një meny të televizorit ose të hapni një funksion. Mbajtja e gishtit tregues mbledhur është njëlloj si mbajtja shtypur e një butoni në telekomandë.
Kthimi në menynë e mëparshme
Bëni një rreth me dorë në drejtim kundërorar për t'u kthyer në menynë e mëparshme.