Konfigurimi si pajisje që mbështet Anynet+ (HDMI-CEC)

1.

2.

Shtypni butonin SOURCE në telekomandë. Në ekranin Burimi, zgjidhni pajisjen dhe shtypni butonin .

Zgjidhni Anynet+ (HDMI-CEC)nga lista Veglat. Pajisja e zgjedhur konfigurohet si pajisje që mbështet Anynet+ (HDMI-CEC). Disponohen opsionet e mëposhtme të menysë.

"" Opsionet e menysë që disponohen në menynë që shfaqet mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së jashtme.

●● Anynet+ (HDMI-CEC)

Konfiguron pajisjen e zgjedhur si pajisje që mbështet Anynet+ (HDMI-CEC) dhe në vijim shfaq një listë të pajisjeve që mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC) të lidhura me televizorin. Zgjidhni Shiko TV për të dalë nga Anynet+ (HDMI-CEC) dhe filloni të shikoni televizor.

Lexoni përpara se të lidhni një Anynet+ (HDMI-CEC)

""

""

""

""

""

""

""

""

Mund ta konfiguroni telekomandën universale të televizorit që të komandojë dekoduesit kabllorë të palëve të treta, luajtësit për Blu-ray dhe sistemet e kinemasë që nuk mbështesin HDMI-CEC. Për më tepër, shihni "Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit - Përdorimi i telekomandës universale".

Anynet+ nuk mund të përdoret për të komanduar pajisjet e jashtme që nuk mbështesin HDMI-CEC.

Pajisjet Anynet+ duhet të lidhen me televizorin me kabllo HDMI. Vini re që disa kabllo HDMI mund të mos mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC).

Telekomanda e televizorit mund të mos funksionojë në kushte të caktuara. Nëse kjo ndodh, zgjidhni sërish pajisjen Anynet+.

Anynet+ (HDMI-CEC) funksionon vetëm me pajisjet e jashtme që mbështesin HDMI-CEC dhe vetëm kur ato pajisje janë në modalitet pritjeje ose të ndezura.

Anynet+ (HDMI-CEC) mund të komandojë deri në 12 pajisje të jashtme të përputhshme (deri në 3 të të njëjtit lloj). Sidoqoftë, me sistem kinemaje, numri i sistemeve që mund të komandohet është i kufizuar në një.

Për të dëgjuar zë 5.1-kanalësh nga pajisje të jashtme, lidhni pajisjen me televizorin me anë të kabllos HDMI dhe sistemin e kinemasë direkt me folenë e daljes së zërit dixhital të televizorit.

Sistemi i kinemasë që është lidhur me televizorin me anë të një kablloje HDMI dhe një kablloje optike mbështet vetëm zë 2-kanalësh. Megjithatë, zë 5.1-kanalësh disponohet për transmetime dixhitale me zë 5.1-kanalësh.

Page 139
Image 139
Samsung UE65JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH Konfigurimi si pajisje që mbështet Anynet+ HDMI-CEC