Lexojeni përpara luajtjes së skedarëve të fotove, videove ose të muzikës

Kufizimet e përdorimit të skedarëve të fotove, videove dhe të muzikës

●● Televizori mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes në masë). MSC është emërtim kategorie për pajisjet e ruajtjes masive. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqet e jashtme, lexuesit e kartave të memories dhe kamerat dixhitale. (Nyjat USB nuk mbështeten.) Këto lloje pajisjesh duhet të lidhen drejtpërdrejt me folenë USB të televizorit. Televizori mund të mos e njohë pajisjen USB ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos zgjatuese USB. Mos e shkëpusni pajisjen USB gjatë transferimit të skedarëve.

●● Kur lidhni diskun e jashtëm, përdorni folenë USB (HDD). Ju rekomandojmë të përdorni disk të jashtëm me ushqyesin e vet të rrymës.

●● Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje zëri mund të mos përputhen me televizorin.

●● Nëse ka disa pajisje USB të lidhura me televizorin, ky i fundit mund të mos njohë disa prej tyre ose asnjërën. Pajisjet USB që përdorin hyrje të energjisë së lartë duhet të lidhen me folenë USB [5 V, 1 A].

●● Televizori mbështet sistemet e skedarëve FAT, exFAT dhe NTFS.

●● Pasi të keni renditur skedarët sipas modalitetit të pamjes së dosjes, televizori mund të shfaqë deri në 1000 skedarë për dosje. Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8000 skedarë dhe dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●● Modaliteti i lidhjes PTP (protokolli i transferimit të figurës) disponohet vetëm për kamerat dixhitale. Nëse lidhni celularin inteligjent ose tabletën me televizorin me anë të modalitetit PTP, televizori nuk e njeh atë.

●● Sigurohuni të lidhni disk USB ose të jashtëm, që mbështet USB 3.0, me folenë USB 3.0. ●● Disa skedarë në varësi të kodimit të tyre mund të mos luhen në televizor.

●● Në varësi të modelit, skedarë të caktuar mund të mos disponohen.

Page 182
Image 182
Samsung UE55JS9002TXXH, UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE65JS9002TXXH manual