Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

(MENU/123) MENU Rrjeti Wi-Fi Direkt Wi-Fi Direkt Provo tani

Mund të lidhni pajisjen celulare direkt me televizorin ne anë të funksionit Wi-Fi Direct pa përdorur pikëhyrje apo rrugëzues me valë. Duke lidhur pajisjen celulare me televizorin nëpërmjet Wi-Fi Direkt, mund të luani në televizor skedarë fotosh, videosh dhe muzike të ruajtur në pajisjen celulare.

1.Aktivizoni Wi-Fi Direct në pajisjen celulare dhe pastaj aktivizoni Wi-Fi Direkt në televizor. Televizori kërkon dhe shfaq automatikisht listën e pajisjeve të disponueshme. Në pajisjen celulare shfaqet edhe emri i televizorit.

2.

3.

""

""

""

Zgjidhni pajisjen nga lista për të filluar lidhjen. Nëse bëhet kërkesë për lidhje nga televizori, në pajisjen celulare shfaqet mesazhi i lejimit dhe anasjelltas.

Lejoni lidhjen. Televizori dhe pajisja portative lidhen.

Për më tepër rreth materialeve multimedia, shihni "Luajtja e materialeve multimedia të kompjuterit ose të pajisjes celulare".

Për të konfirmuar pajisjet portative që lejojnë ose refuzojnë lidhjen, zgjidhni (MENU/123) MENU Rrjeti Menaxheri i pajisjeve multimedia.

Kur e afroni pajisjen portative tek televizori me "Wi-Fi Direct" të aktivizuar, në pjesën e poshtme majtas ekranit shfaqet dritarja e konfirmimit të lejimit të lidhjes, në mënyrë që ta lidhni me lehtësi.

Menaxhimi i gjendjes së lidhjes të pajisjeve celulare të lidhura më parë

1.Zgjidhni (MENU/123) MENU Rrjeti Wi-Fi Direkt Menaxheri i pajisjeve multimedia. Televizori shfaq një listë të pajisjeve që janë lidhur më parë me televizorin ose që janë përpjekur të lidhen me televizorin dhe iu është refuzuar lidhja. Shfaqet gjithashtu edhe gjendja e lidhjes (Lejo/Refuzo).

2.Zgjidhni një pajisje.

3.Zgjidhni llojin e lidhjes ose fshini pajisjen nga lista.

"" Ky funksion disponohet vetëm nëse pajisjet janë lidhur më parë me televizorin ose kanë provuar të lidhen më parë dhe janë refuzuar.

Lidhja e një pajisjeje portative nëpërmjet Samsung Smart View 2.0

Mund të luani materialet multimedia të pajisjes portative, si p.sh. videot, fotot dhe muzikën, kur instaloni dhe hapni Samsung Smart View 2.0 në pajisje portative të lidhura me televizorin. Mund të dërgoni mesazhe teksti ose ta komandoni televizorin me anë të pajisjes portative.

Page 32
Image 32
Samsung UE48JS9002TXXH, UE65JS9502TXXH, UE55JS9002TXXH manual MENU/123 Menu Rrjeti Wi-Fi Direkt Wi-Fi Direkt Provo tani