Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që përmbajnë alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në kontakt me një pjesë të nxehtë të furrës.

Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.

PARALAJMËRIM: Nxehja me mikrovalë e pijeve, mund të rezultojë në vlim shpërthyes dhe me vonesë, prandaj dhe duhet treguar kujdes kur të mbahet ena; për të parandaluar këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë qëndrimi prej 20 sekondash pasi të jetë fikur furra, në mënyrë që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes.

Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:

Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.

Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.

Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.

KUJDES

Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për t'u përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni enë metalike, servis pjatash me zbukurime prej ari dhe argjendi, shish, pirunë, etj.

Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej letre.

Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija të cilat mund të dëmtojnë furrën.

Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra ose rroba.

Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla ushqimi, për të shmangur mbinxehjen dhe djegien e ushqimit.

Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në ujë dhe mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.

Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës; gjithashtu, mos i nxehni shishet hermetike ose shishet e vulosura, vazot, enët, arrat e paqëruara, domatet, etj.

Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ato mund të marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë. Furra gjithashtu mund të nxehet dhe mund të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.

Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një pjatë nga furra, për të shmangur djegiet padashur.

Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.

Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.

Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është bosh. Furra me mikrovalë do të fiket automatikisht për 30 minuta për qëllime sigurie. Rekomandojmë që të vendosni një gotë me ujë brenda në furë gjatë gjithë kohës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra me mikrovalë ndizet aksidentalisht.

Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që përshkruhen në këtë manual. (Shihni "Instalimi i furrës me mikrovalë".)

Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

9

SHQIP

MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-01_SQ.indd 9

2013-07-27 �� 3:06:35

Page 129
Image 129
Samsung MS23F301TAK/OL, MS23F301TAS/EO, MS23F301TAK/ZA, MS23F301TAS/OL, MS23F301TAW/OL, MS23F301TAS/LI, MS23F301TAK/LI Kujdes