SHQIP

SI PUNON FURRA ME MIKROVALË

Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar formën apo ngjyrën.

Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:

Shkrirje (manuale dhe automatike)

Gatim

Ringrohje

Parimi i gatimit.

1.Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen njëtrajtësisht ndërkohë që ushqimi rrotullohet

në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet njëtrajtësisht.

2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.

3.Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe karakteristikave të ushqimit:

Sasia dhe dendësia

Përmbajtja e ujit

Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)

Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar për të garantuar:

Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.

Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit

KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET

Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo kohë.

Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës. Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1.Shtypni butonin Mikrovala ().

Rezultati: Do të shfaqen treguesit prej

800 W (fuqia maksimale e gatimit).

2.Caktojeni kohën 4 deri në 5 minuta duke rrotulluar

dorezën e çelësit dhe shtypni butonin Start/+30s (Fillo/+30s) ().

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet.

1)Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë 4 herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë në çdo minutë).

3) Shfaqet përsëri koha aktuale.

Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në mur. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.

14

MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-01_SQ.indd 14

2013-07-27

�� 3:06:37

Page 134
Image 134
Samsung MS23F301TAK/ZA, MS23F301TAS/EO, MS23F301TAS/OL SI Punon Furra ME Mikrovalë, Kontrolli Nëse Furra Funksion SIÇ Duhet