PJESËT SHTESË

Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund të përdoren në një sërë mënyrash.

1. Bashkuesi, i vendosur tashmë mbi boshtin e motorit në bazën e furrës.

Qëllimi: Bashkuesi rrotullon pjatën rrotulluese.

2.Unaza e rrotullimit që duhet vendosur në qendër

të furrës.

Qëllimi: Unaza rrotulluese mban pjatën rrotulluese.

3.Pjata rrotulluese që duhet vendosur në unazën

rrotulluese me pjesë qendrore të puthitur me bashkuesin.

Qëllimi: Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja

kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet lehtësisht për t'u pastruar.

4.Tenxherja me presion, shikoni faqet 19 deri në 21. (Vetëm modelet MS23F301TF*, MS23F302TF*)

Qëllimi: Tenxherja plastike me presion shërben gjatë përdorimit të funksionit me fuqi avulli.

MOS e vini në punë furrën me mikrovalë pa unazën rrotulluese dhe pjatën rrotulluese.

VENDOSJA E ORËS

Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.

Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me

24 orë ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:

Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë

Pas një ndërprerje të energjisë

Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e dimrit dhe anasjelltas.

Funksioni automatik i kursimit të energjisë

Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 25 minutash. Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.

1. Për të afishuar orën në...

Numërim 24 orësh

Numërim 12 orësh

Shtypni një ose dy herë butonin Ora ().

2. Rrotulloni dorezën e çelësit për të vendosur orën.

3.Shtypni butonin Ora ().

4. Rrotulloni dorezën e çelësit për të vendosur minutat.

5.Shtypni butonin Ora ().

13

SHQIP

MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-01_SQ.indd 13

2013-07-27 �� 3:06:37