GATIMI/RINGROHJA

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni ushqimin.

Para se të largoheni nga furra, kontrolloni GJITHMONË cilësimet e gatimit. Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1.Shtypni butonin Mikrovala ().

Rezultati: Do të shfaqen treguesit prej 800 W (fuqia maksimale e gatimit):

Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke

shtypur sërish butonin Mikrovala () derisa të shfaqet kapaciteti përkatës në Vat. Drejtojuni tabelës së niveleve të fuqisë.

2. Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit.

Rezultati: Shfaqet koha e gatimit.

3. Shtypni butonin Start/+30s (Fillo/+30s) ().

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet.

1)Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë 4 herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë. (një herë në çdo minutë)

3)Shfaqet përsëri koha aktuale.

Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.

Nëse dëshironi të ngrohni një ushqim për një periudhë të shkurtër kohe, me fuqi maksimale (800 W), thjesht shtypni butonin +30s një herë në çdo 30 sekonda gjatë kohës së gatimit. Furra ndizet menjëherë.

NIVELET E FUQISË

Ju mund të zgjidhni një nga nivelet e mëposhtme të fuqisë.

Niveli i fuqisë

Fuqia

 

 

E LARTË

800 W

MESATARE E LARTË

600 W

MESATARE

450 W

MESATARE E ULËT

300 W

SHKRIRJE ( )

180 W

E ULËT/MBAJTJE NGROHTË

100 W

 

 

Nëse zgjidhni nivel më të lartë fuqie, koha e gatimit duhet të ulet. Nëse zgjidhni nivel më të ulët fuqie, koha e gatimit duhet të rritet.

RREGULLIMI I KOHËS SË GATIMIT

Ju mund ta rritni kohën e gatimit duke shtypur butonin +30s një herë për çdo 30 sekonda të shtuara.

Shtypni butonin +30s një herë për çdo 30 sekonda të shtuara.

NDALIMI I GATIMIT

Mund ta ndaloni gatimin në çdo moment për të kontrolluar ushqimin.

1. Për ta ndaluar përkohësisht; 1) Hapni derën.

Rezultati: Gatimi ndalon. Për të vazhduar gatimin, mbylleni derën dhe shtypni përsëri ().

2)Shtypni butonin Stop (Ndërprerje) ().

Rezultati: Gatimi ndalon. Për të vazhduar gatimin shtypni () sërish.

2.Për ta ndërprerë përfundimisht;

Shtypni butonin Stop (Ndërprerje) ().

Rezultati: Gatimi ndërpritet. Nëse dëshironi të anuloni cilësimet e gatimit, shtypni

përsëri butonin Stop (Ndërprerje) ().

Ju mund të anuloni gjithashtu çdo cilësim para se ta ndizni, thjesht duke

shtypur Stop (Ndërprerje) ().

15

SHQIP

MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-01_SQ.indd 15

2013-07-27 �� 3:06:38