Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO manual Pastrimi I Furrës ME Mikrovalë

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 159
Image 159

Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm.

Për sigurinë tuaj personale, futeni kabllon në një prizë AC të përshtatshme të tokëzuar.

Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të nxehta ose me lagështirë, si për shembull pranë një furre të zakonshme ose një radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet për furnizimin me energji të sobës dhe çdo kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të njëjtit standard si dhe kablloja e energjisë që jepet bashkë me furrën. Pastrojeni pjesën e brendshme dhe gominën e derës me një leckë të njomë përpara se ta përdorni furrën me mikrovalë për herë të parë.

PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË

Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.

Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme

Dera dhe gominat e derës

Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese

(Vetëm modeli i llojit të pjatës rrotulluese)

Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që dera mbyllet siç duhet.

Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme.

1.Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

2.Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme të furrës me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

3.Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në furrë dhe nxeheni për dhjetë minuta me fuqi maksimale.

4.Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton

pjatalarësen, sa herë të jetë e nevojshme.

MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të pastroni gominat e derës për t'u siguruar që asnjë copë:

01 INFORMACIONI I SIGURISË

Shqip - 7

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 7

2014-01-08

�� 7:27:55

Page 159
Image 159
Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO manual Pastrimi I Furrës ME Mikrovalë