Samsung MG23H3125NK/OL Përdorimi I Pastrimit ME Avull, Përdorimi I Veçorisë SË Gatimit ME Sensor

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 169
Image 169

PËRDORIMI I PASTRIMIT ME AVULL

(VETËM MODELET MG23H3125B*, MG23H3125N*, MG23H3125P*, MG23H3125X*)

Avulli që sigurohet nga sistemi i pastrimit me avull, do të njomë sipërfaqen e zgavrës.

Pasi të përdorni funksionin e pastrimit me avull, ju mund të pastroni lehtësisht zgavrën e furrës.

Përdoreni këtë funksion vetëm pasi furra të jetë ftohur plotësisht. (Temperaturë dhome)

Përdorni vetëm ujë normal dhe jo të distiluar.

1. Hapni derën.

2. Mbusheni me ujë duke ndjekur vijën e udhëzuesit (niveli i ujit) jashtë tasit të ujit. (Kufiri është rreth 50 ml.)

3.Vendoseni tasin me ujë në mbajtësen e sipërme të tasitnë

murin e djathtë të dhomës së gatimit. Mbylleni derën në këtë moment.

4. Shtypni butonin Steam Clean (Pastrim me avull) dhe ai do të fillojë automatikisht. (Nuk mund ta rregulloni kohën e pastrimit, pasi ajo është e caktuar në 15 minuta). Gjatë pastrimit me avull, hapësira mund të duket E MJEGULLT. Ky nuk është defekt,

POR AVULLI MBULON DRITËN BRENDA.

5.Hapni derën dhe pastroni zgavrën e furrës me një leckë të

thatë enësh. Hiqeni pjatën rrotulluese dhe pastroni vetëm skarën e poshtme me letër kuzhine.

Tasi me ujë mund të përdoret vetëm gjatë modalitetit “Pastrim me avull”.

PARALAJMËRIM Gjatë gatimit të ushqimeve jo lëngje, hiqeni tasin me ujë, pasi do të dëmtohet dhe mund të shkaktojë zjarr te furra me mikrovalë.

Një sasi më e madhe se 50 ml ujë mund të shkaktojë rrjedhje në pjesën e pasme nëpërmjet vrimës. Sigurohuni që të mos ketë më shumë se 50 ml.

PËRDORIMI I VEÇORISË SË GATIMIT ME SENSOR

Veçoria e gatimit me Sensor ka shtatë kohë gatimi të programuara paraprakisht. Nuk është e nevojshme të caktoni kohët e gatimit apo nivelin e fuqisë.

Mund të rregulloni kategorinë e gatimit me sensor duke rrotulluar dorezën e çelësit. Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbyllni derën.

Përdorni vetëm pjata që nuk e dëmtojnë mikrovalën.

1. Shtypni butonin e Sensor Cook (gatimit me Sensor).

2. Zgjidhni llojin e ushqimit që po gatuani duke rrotulluar dorezën e çelësit. Referojuni tabelës në faqen vijuese lidhur me përshkrimin e cilësimeve të ndryshme të programuara paraprakisht.

3. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s) . Rezultati: Gatimi fillon. Kur të ketë përfunduar.

1) Sinjali i furrës bie katër herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë në çdo minutë).

3)Shfaqet përsëri koha aktuale.

Përdorni vetëm enë që nuk dëmtojnë mikrovalën.

04 PËRDORIMI I FURRËS

Shqip - 17

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 17

2014-01-08 �� 7:28:05

Page 169
Image 169
Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO manual Përdorimi I Pastrimit ME Avull, Përdorimi I Veçorisë SË Gatimit ME Sensor