Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 155
Image 155

UDHËZIME TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË

LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN. Sigurohuni që këto udhëzime mbi sigurinë të zbatohen gjatë gjithë kohës.

Përpara se të përdorni furrën, verifikoni që të jenë zbatuar udhëzimet e mëposhtme.

PARALAJMËRIM

(Vetëm për funksionin e mikrovalëve)

PARALAJMËRIM: Nëse dera apo gominat e derës janë të dëmtuara, furra nuk duhet të vihet në punë derisa të riparohet nga një person kompetent.

PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme që një person, i cili nuk është kompetent, të kryejë riparime ose shërbime që kanë të bëjnë me heqjen e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalëve.

Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi.

PARALAJMËRIM: Lërini fëmijët të përdorin furrën të pambikëqyrur vetëm kur janë dhënë udhëzimet e duhura, në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt dhe të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e duhur.

PARALAJMËRIM: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët me përjashtim të rasteve kur ata janë 8 vjeç e sipër dhe të mbikëqyrur.

Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për përdorim në furrën me mikrovalë.

Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një sy furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes flakë.

01 INFORMACIONI I SIGURISË

Shqip - 3

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 3

2014-01-08 �� 7:27:54

Page 155
Image 155
Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi, Informacioni I Sigurisë