Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO manual Ringrohja E Lëngjeve, Energjia Koha min

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 183
Image 183

RINGROHJA

Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që pllakave të sobave të zakonshme u duhet për ta nxehur.

Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e ringrohjes në tabelën e mëposhtme. Kohët në tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e ambientit nga +18 në +20 °C ose ushqimet e ftohta në temperaturë nga +5 në +7 °C.

Rregullimi dhe mbulimi

Shmangni ringrohjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit – ato kanë tendencë të mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur. Ringrohja e copave të vogla do të ishte më e suksesshme.

Nivelet e fuqisë dhe trazimi

Disa ushqime mund të ringrohen duke përdorur fuqinë prej 800 W ndërsa të tjerat duhet të ringrohen duke përdorur 600 W, 450 W ose madje dhe 300 W.

Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta ringrohni ushqimin duke përdorur një nivel fuqie më të ulët, nëse ushqimi është delikat, në sasi të mëdha, ose nëse ka tendencë të nxehet shumë shpejt (për shembull, ëmbëlsira me fruta të thata).

Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë ringrohjes për të arritur rezultate më të mira. Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.

Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar vlimin shpërthyes të lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit. Ju rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një shkop qelqi brenda në lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e tij). Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e nxehjes, nëse është e nevojshme.

Koha e nxehjes dhe e qëndrimit

Kur të ringrohni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit shënim kohëzgjatjen

– për t'iu referuar në të ardhmen.

Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i ringrohur të jetë nxehur në mënyrë të njëtrajtshme.

Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas ringrohjes - për ta lënë që temperatura të bëhet e njëtrajtshme.

Koha e rekomanduar për qëndrimin pas ringrohjes është 2-4 minuta, përveçse kur rekomandohet një kohë tjetër në tabelë.

Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Shikoni gjithashtu kapitullin me masat paraprake të sigurisë.

RINGROHJA E LËNGJEVE

Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë fikur furra, për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur vlimin shpërthyes dhe djegien e mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë ose një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes.

Ringrohja e lëngjeve dhe e ushqimit

Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për ringrohje.

Ushqimi

Madhësia e racionit

Energjia

 

Koha (min.)

 

 

 

 

 

Pijet

150 ml (1 filxhan)

800 W

 

1-1½

(kafe, çaj

250 ml (1 gotë çaji)

 

 

1½-2

dhe ujë)

Udhëzimet

 

 

 

 

Hidheni në një filxhan dhe ringroheni të pambuluar. Vendosni filxhanin/

 

gotën e çajit në mes të pjatës rrotulluese. Lëreni në furrën me mikrovalë

 

gjatë kohës së qëndrimit dhe trazojeni mirë. Lëreni për 1-2 minuta.

Supë

250 g

800 W

 

3-3½

(e ftohtë)

Udhëzimet

 

 

 

 

Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak

 

plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes. Trazojeni përsëri para se ta

 

shërbeni. Lëreni për 2-3 minuta.

 

Çorbë

350 g

600 W

 

5½-6½

(e ftohtë)

Udhëzimet

 

 

 

 

Vendoseni çorbën në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me

 

kapak plastik. Trazojini herë pas here gjatë ringrohjes dhe përsëri para

 

se t'i lini të qëndrojnë dhe para se t'i shërbeni. Lëreni për 2-3 minuta.

Makarona

350 g

600 W

 

4½-5½

me salcë

Udhëzimet

 

 

 

(të ftohta)

Vendosini makaronat (p.sh., spageti ose makaronat nudëll me vezë) në

 

një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojeni me qese plastike ngjitëse që

 

përdoret për mikrovalë. Trazojini para se t'i shërbeni. Lëreni për 3 minuta.

Makarona

350 g

600 W

 

5-6

Udhëzimet

 

 

 

mbushura

Vendosini makaronat e mbushura (p.sh., ravioli, tortelini) në një pjatë

me salcë

të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak plastik. Trazojini herë pas

(të ftohta)

here gjatë ringrohjes dhe përsëri para se t'i lini të qëndrojnë dhe para

 

se t'i shërbeni. Lëreni për 3 minuta.

 

Pjatë me

350 g

600 W

 

5½-6½

ushqime të

Udhëzimet

 

 

 

përziera

Krijoni një ushqim me 2-3 lloje përbërësish të ftohtë dhe vendoseni

(e ftohtë)

në një pjatë prej qeramike. Mbulojeni me qese plastike ngjitëse që

 

përdoret për mikrovalë. Lëreni për 3 minuta.

 

06 UDHËZUESI I GATIMIT

Shqip - 31

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 31

2014-01-08

�� 7:28:11

Page 183
Image 183
Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO manual Ringrohja E Lëngjeve, Energjia Koha min