Samsung MG23H3125NK/OL, MG23H3125NK/EO Udhëzues i shpejtë, Nëse dëshironi të gatuani disa ushqime

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 163
Image 163

Samsung do të faturojë tarifën e riparimit për zëvendësimin e një aksesori ose për riparimin e një defekti kozmetik nëse dëmi në njësi dhe/ose dëmtimi ose humbja e aksesorit është shkaktuar nga klienti. Artikujt që mbulon ky kusht përfshijnë:

(a)derën, dorezën, panelin e jashtëm ose panelin e kontrollit të shtypur, gërvishtur ose të thyer.

(b)Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën e thyer ose të humbur.

Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin për të cilin është parashikuar, ashtu siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme mbi sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të shfaqen. Është përgjegjësia juaj të veproni praktikisht, me kujdes dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim pajisjen.

Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose kërkoni ndihmë dhe informacione në internet në www.samsung.com.

Furra me mikrovalë është menduar të përdoret për nxehjen e ushqimit. Ajo është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos nxehni materiale tekstile ose jastëkë të mbushur me drithëra, të cilat mund të shkaktojnë djegie dhe zjarr. Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e shkaktuara nga mospërdorimi në mënyrën e duhur të pajisjes.

Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme.

ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI (PAJISJE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T’U FLAKUR)

(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)

Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

udhëzues i shpejtë

Nëse dëshironi të gatuani disa ushqime.

1. Vendoseni ushqimin në furrë.

Shtypni butonin Microwave (Mikrovala) për të filluar gatimin.

2. Rrotulloni dorezën e çelësit në pozicionin e dëshiruar derisa të shfaqet niveli i duhur i fuqisë. Në këtë moment shtypni dorezën e çelësit për të caktuar nivelin e fuqisë.

3. Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit.

4. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s). Rezultati: Gatimi fillon. Sinjali i furrës bie 4 herë kur

përfundon gatimi.

Nëse dëshironi të shkrini automatikisht ushqimin në mënyrë të fuqishme.

1. Vendoseni ushqimin e ngrirë në furrë. Shtypni butonin

Power Defrost (Shkrirje e fuqishme).

2. Caktoni kategorinë e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit. Shtypni dorezën e çelësit për të caktuar kategorinë e dëshiruar.

3. Zgjidhni peshën duke rrotulluar dorezën e çelësit siç kërkohet.

4. Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).

02 UDHËZUES I SHPEJTË

Shqip - 11

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 11

2014-01-08 �� 7:28:01

Page 163
Image 163
Samsung MG23H3125NK/OL manual Udhëzues i shpejtë, Nëse dëshironi të gatuani disa ushqime, Power Defrost Shkrirje e fuqishme