Samsung MG23H3125NK/OL manual Vendosja E Orës, Gatimi/Ringrohja, Shtypni dorezën e çelësit

Models: MG23H3125NK/OL MG23H3125NK/EO

1 304
Download 304 pages 63.34 Kb
Page 167
Image 167

VENDOSJA E ORËS

Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Pas lidhjes me energjinë, në ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.

Vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:

Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë

Pas një ndërprerje të energjisë

Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e dimrit dhe anasjelltas.

1.

Shtypni dorezën e çelësit.

 

Për të afishuar orën në...

 

numërim 24 orësh.

 

numërim 12 orësh.

2.

Rrotulloni dorezën e çelësit për të caktuar llojin e afishimit

 

të orës. (24 orë ose 12 orë). Në këtë moment shtypni

 

dorezën e çelësit për të caktuar llojin e afishimit të orës.

3.

Rrotulloni dorezën e çelësit për të vendosur orën. Në këtë

 

moment shtypni dorezën e çelësit për të vendosur orën.

4.

Rrotulloni dorezën e çelësit për të vendosur minutat.

5.

Shtypni dorezën e çelësit për të përfunduar konfigurimin.

GATIMI/RINGROHJA

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni ushqimin. Para se të largoheni nga furra, kontrolloni GJITHMONË cilësimet e gatimit.

Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1. Shtypni butonin Microwave (Mikrovala).

Rezultati: Shfaqet treguesi 800 W (fuqia maksimale e gatimit):

2. Rrotulloni dorezën e çelësit në pozicionin e dëshiruar derisa të shfaqet niveli i duhur i fuqisë. Në këtë moment shtypni dorezën e çelësit për të caktuar nivelin e fuqisë.

3. Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit. Rezultati: Shfaqet koha e gatimit.

4.Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të

rrotullohet.

1) Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë 4 herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë në çdo minutë).

3)Shfaqet përsëri koha aktuale.

Mos e ndizni asnjëherë furrën me mikrovalë kur është bosh.

Nëse dëshironi ta ngrohni ushqimin me fuqi maksimale (800 W) për një periudhë të shkurtër kohe, thjesht shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s) një herë për çdo 30 sekonda kohe gatimi. Furra ndizet menjëherë.

04 PËRDORIMI I FURRËS

Shqip - 15

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 15

2014-01-08 �� 7:28:04

Page 167
Image 167
Samsung MG23H3125NK/OL manual Vendosja E Orës, Gatimi/Ringrohja, Shtypni dorezën e çelësit, Për të afishuar orën në