zgjidhja e problemeve dhe kodi i gabimit

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet e dhëna.

Kjo është normale.

Kondensim brenda në furrë.

Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.

Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.

Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.

Furra nuk ndizet kur shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s).

A është mbyllur plotësisht dera?

Ushqimi nuk është pjekur aspak.

A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin START/+30s (FILLO/+30s) ?

A është mbyllur dera?

A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të siguresës ose qark të shkurtër?

Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.

A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?

A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?

Llamba nuk funksionon.

Për arsye sigurie llambën nuk duhet ta zëvendësoni vetë. Kontaktoni kujdesin më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë një inxhinier të kualifikuar për të zëvendësuar llambën.

Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.

Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te televizori ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem, instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.

Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe vendoseni përsëri. Rivendosni orën.

Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).

A keni përdorur enë me zbukurime metalike?

A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?

A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?

Tymi dhe era e keqe gjatë funksionimit fillestar.

Është një situatë e përkohshme për shkak të ngrohjes së elementeve të reja. Tymi dhe era do të zhduken tërësisht pas 10 minutash pune.

Për ta larguar erën më shpejt, vijeni furrën e mikrovalëve në punë duke vënë koncentrat apo lëng limoni në dollap.

Nëse udhëzimet e mësipërme nuk mundësojnë zgjidhjen e problemit, kontaktoni qendrën vendase të shërbimit për klientin të SAMSUNG.

Ju lutemi lexoni informacionin e mëposhtëm;

Modeli dhe numrat e serisë janë të vendosura në pjesën e pasme të furrës

Hollësitë mbi garancinë

Një përshkrimi i qartë i problemit

Më pas kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin pas shitjes të SAMSUNG.

KODI I GABIMIT

Shfaqet mesazhi "SE".

Pastroni butonat dhe kontrolloni nëse ka ujë në sipërfaqen rreth butonit. Fikni furrën dhe provoni cilësimin sërish. Nëse ndodh sërish, telefononi qendrën lokale të kujdesit për klientin të SAMSUNG.

Shfaqet mesazhi “E-12”.

Mesazhi “E-12” tregon lidhje të shkurtër. Ky gabim mund të ndodhë për shkak të lagështirës së madhe në zgavër kur e ripërdorni furrën me mikrovalë pak kohë

përdorimit të mëparshëm me ushqim.

Në këtë rast, për shkak se ka mundësi që sensori i gazit të jetë jashtë funksionimi, fikeni furrën me mikrovalë dhe provojeni cilësimin sërish. Nëse ky gabim ndodh sërish, telefononi qendrën lokale të kujdesit për klientin të SAMSUNG.

Për ndonjë kod që nuk është renditur më sipër ose nëse zgjidhja e sugjeruar nuk e rregullon problemin, telefononi qendrën vendore të shërbimit SAMSUNG.

Shqip - 36

MG23H3125NW_OL_DE68-04240G-00_SQ.indd 36

2014-01-08

�� 7:28:12

Page 188
Image 188
Samsung MG23H3125NK/EO Zgjidhja e problemeve dhe kodi i gabimit, Zgjidhja E Problemeve, Kodi I Gabimit, Shfaqet mesazhi SE