Përdorimi i furrës

Përdorimi i furrës

Si punon furra me mikrovalë

Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.

Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:

Shkrirje

Ringrohje

Gatim

Parimi i gatimit.

1.Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni reflektohen në zgavër dhe shpërndahen

njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet njëtrajtësisht.

2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej rreth 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.

3.Koha e gatimit ndryshon sipas enës së përdorur dhe karakteristikave të ushqimit:

Sasia dhe dendësia

Përmbajtja e ujit

Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)

KUJDES

Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë manual duhet të respektohen për të garantuar:

Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.

Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.

12  Shqip

Kontrolli nëse furra funksion siç duhet

Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo kohë. Nëse keni dyshime, shihni seksionin me titull "Diagnostikimi" në faqen 36.

SHËNIM

Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali (100 % - 850 W), ujit do t'i duhet më shumë kohë për t'u zierë.

Hapni derën e furrës. Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.

Caktoni kohën në 4 ose 5 minuta, duke shtypur butonin Lart ose Poshtë aq herë sa duhet.

Furra e ngroh ujin për 4 ose 5 minuta. Uji duhet të fillojë të ziejë.

MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 12

2017-11-29 ￿￿ 5:50:44

Page 172
Image 172
Samsung MG22M8074AT/OL Përdorimi i furrës, Si punon furra me mikrovalë, Kontrolli nëse furra funksion siç duhet, Shënim