Këshilla

Shkrirja e gjalpit

Vendosni 50 g gjalpë në një enë të vogël e të thellë qelqi. Mbulojeni me kapak plastik. Nxeheni për 30-40 sekonda me 850 W derisa gjalpi të shkrijë.

Shkrirja e çokollatës

Vendosni 100 g çokollatë në një enë të vogël e të thellë qelqi. Nxeheni për 3-5 minuta me 450 W derisa çokollata të shkrijë. Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!

Shkrirja e mjaltit të kristalizuar

Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një enë të vogël e të thellë qelqi. Nxeheni për 20-30 sekonda me 300 W derisa mjalti të shkrijë.

Shkrirja e xhelatinës

Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë. Vendoseni xhelatinën e kulluar në një tas të vogël pireks, prej qelqi. Nxeheni për 1 minutë në 300 W. Trazojeni pasi të ketë shkrirë.

Gatimi i shtresës/veshjes (për kekë dhe ëmbëlsira)

Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë. Gatuajeni të pambuluar në një tas qelqi pireks për 3½ deri në 4½ minuta në 850 W derisa shtresa/veshja të jetë transparente. Trazojeni dy herë gjatë gatimit.

Gatimi i reçelit

Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi me madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim dhe trazojeni mirë. Gatuajini të mbuluar për 10-12 minuta në 850 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit. Hidheni drejtpërdrejt në vazo të vogla qelqi, të vulosura me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.

Gatimi i budingut

Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar udhëzimet e prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri në 7½ minuta në 850 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit.

Skuqja e fetave të bajameve

Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë qeramike me madhësi mesatare. Trazojeni disa herë gjatë pjekjes për 3½ deri në 4½ minuta në 600 W. Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!

Shqip  35

Udhëzues gatimi

MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 35

2017-11-29 ￿￿ 5:50:48

Page 195
Image 195
Samsung MG22M8074AT/OL manual Këshilla