Samsung MG22M8074AT/OL manual Mirëmbajtja, Pastrim, Ndërrimi riparimi, Vini RE

Models: MG22M8074AT/OL

1 320
Download 320 pages 54.87 Kb
Page 170
Image 170

Mirëmbajtja

Mirëmbajtja

Pastrim

Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).

Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti në gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme të furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.

Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme të furrës

1. Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër të pjatës rrotulluese.

2.Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.

3.Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën dhe pastroni dhomën e gatimit.

Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim

Ndërrimi (riparimi)

VINI RE

Brenda furrës nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta ndërroni ose riparoni furrën vetë.

Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me një teknik të

kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për ndihmë teknike.

Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të Samsung-ut. Mos

e ndërroni vetë.

• Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës, hiqni fillimisht nga priza dhe më pas kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.

Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi

Nëse nuk e përdorni furrën për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe lëvizeni furrën në një vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që krijohen brenda furrës mund të ndikojnë në performancën e furrës.

A

KUJDES

Për pastrimin e pjesës së sipërme të dhomës së gatimit, ulni elementin e sipërm ngrohës me 45°

(A)siç tregohet. Kjo do të ndihmojë për pastrimin e pjesës së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni elementin e sipërm ngrohës.

Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.

Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.

Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.

Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.

10  Shqip

MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 10

2017-11-29 ￿￿ 5:50:43

Page 170
Image 170
Samsung MG22M8074AT/OL manual Mirëmbajtja, Pastrim, Ndërrimi riparimi, Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi, Vini RE