Veprimet

Veprimet

09

Koha e gatimit

Shtypeni për të caktuar kohën e gatimit.

 

 

 

10

Drita e furrës

Shtypeni për të ndezur ose fikur dritën e brendshme. Ajo

 

 

fiket automatikisht pas një periudhe kohe pa aktivitet, në

 

 

mënyrë që të kursehet energji.

11Bllokimi për fëmijët Bllokimi për fëmijët çaktivizon të gjitha komandat për të parandaluar aksidentet.

Por mund ta fikni duke rrotulluar graduesin e modaliteteve në joaktiv.

Mbajeni shtypur për 3 sekonda për ta aktivizuar ose mbajini shtypur sërish për 3 sekonda për ta çaktivizuar bllokimin në panelin e kontrollit.

12Graduesi i vlerave Përdorni graduesin e vlerave për të:

Caktuar kohën ose temperaturën e gatimit.

Zgjedhur një nënartikull nga menytë e nivelit të sipërm: Pastrim, Gatim automatik, Funksion i posaçëm ose Pjekje.

Zgjedhur madhësinë e racionit për programet e gatimit automatik.

SHËNIM

Prekja e ekranit duke mbajtur doreza plastike ose doreza furre mund të mos funksionojë siç duhet.

Drita e furrës ndizet automatikisht kur hapet dera ose kur furra nis të punojë.

12  Shqip

Cilësimet e zakonshme

Temperatura standarde dhe/ose koha standarde e gatimit mund të ndryshohen për të gjitha modalitetet e gatimit. Ndiqni hapat në vijim për të rregulluar temperaturën dhe/ ose kohën e gatimit për modalitetin e zgjedhur të gatimit.

Temperatura

1.Rrotulloni graduesin e modaliteteve për të

zgjedhur një modalitet ose funksion. Do të shfaqet temperatura e standarde e secilës zgjedhje.

2.Rrotulloni graduesin e vlerave për të caktuar

temperaturën e dëshiruar.

3.Shtypni OK (Në rregull) për të konfirmuar

ndryshimet.

SHËNIM

Nëse nuk zgjidhni cilësime të tjera brenda disa sekondave, furra fillon të gatuajë automatikisht me cilësimet standarde.

Për të ndryshuar temperaturën e caktuar, shtypni butonin dhe ndiqni hapat e mësipërm.

Temperatura e saktë brenda furrës mund të matet me një termometër të autorizuar dhe me mënyrën e përcaktuar nga një institucion i autorizuar.

Përdorimi i termometrave të tjerë mund të shkaktojë gabim matjeje.

NV66M3531BS_OL_DG68-00895A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 12

2017-04-18 ￿￿ 10:49:38

Page 172
Image 172
Samsung NV66M3531BS/OL, NV66M3531BS/EO manual Cilësimet e zakonshme