●● HDMI UHD Color

Mundëson caktimin e modalitetit HDMI UHD Color Ndez ose Fik. për secilën fole HDMI të televizorit. Kur caktohet në Ndez , televizori optimizon procesimin e sinjaleve UHD 50P/60P.

""

""

Nëse e caktoni lidhjen HDMI në Ndez , televizori fiket dhe rindizet automatikisht.

Për modelet e serive S9 dhe 7 e lart, çdo fole HDMI mund të optimizohet individualisht për HDMI UHD Color. Kur e lidhni televizorin me pajisje të jashtme që mbështet vetëm frekuenca UHD 24 ose 30 Hz ose çfarëdo frekuence FHD, funksioni HDMI UHD Color mund të mos disponohet. Në rast të tillë caktojeni HDMI UHD Color Fik..

"" Për modelet 7200 dhe modelet e serisë 6 e poshtë, sigurohuni që të lidhni folenë HDMI IN (STB/DVI) të televizorit. Ndonëse kablloja HDMI është lidhur në këtë fole, funksioni "HDMI UHD Color" nuk disponohet në modelet e serisë 6000 deri në 6075.

"" Lidhja HDMI me HDMI UHD Color të caktuar në Fik. mbështet sinjale hyrëse deri në UHD 50P/60P 4:2:0, ndërsa lidhja HDMI me HDMI UHD Color të caktuar në Ndez mbështet sinjale hyrëse deri në UHD 50P/60P 4:4:4 dhe 4:2:2. Për më tepër informacion, drejtojuni "Rezolucionet e mbështetura për secilin prej sinjaleve hyrëse UHD".

●● Regjim filmi Provo tani

Optimizon cilësinë e figurës për filmat.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur sinjali hyrës është TV, AV, Component (480i / 1080i) ose HDMI (1080i).

●● Auto Motion Plus

Heq turbullirën dhe dridhjet e forta nga skenat me lëvizje të shpejta. Nëse zgjidhni Person., mund të konfiguroni manualisht funksionin Red. i turbullirës dhe Reduk. i cop. figurës dhe të caktoni LED Clear Motion Ndez për figurë më të qartë LED. Për t'u rikthyer te cilësimet e paracaktuara, zgjidhni Rivend..

""

""

""

Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike. Kur LED Clear Motion është Ndez , ekrani duket më i errët sesa kur është Fik.. Nëse LED Clear Motion është Ndez në sinjal figure 60 Hz, ekrani mund të dridhet.