Shënime për lidhjen e pajisjeve portative

●● Për të përdorur funksionin "Pasqyrim ekrani", pajisja celulare duhet të mbështesë një funksion pasqyrimi, si p.sh. "AllShare Cast" ose "Pasqyrim ekrani". Për të kontrolluar nëse pajisja celulare e mbështet funksionin e pasqyrimit, vizitoni faqen e prodhuesit të pajisjes celulare.

●● Për të përdorur Wi-Fi Direct, pajisja celulare duhet ta mbështesë këtë funksion. Kontrolloni nëse pajisja celulare mbështet Wi-Fi Direct.

●● Pajisja portative dhe Smart TV duhet të lidhen me njëri-tjetrin në të njëjtin rrjet. ●● Figura ose zëri mund të ndërpriten herë pas here në varësi të kushteve të rrjetit.

Shënime për lidhjen e pasqyrimi me valë i kompjuterit (ose televizori kinematografik)

●● Pasqyrimi me valë i kompjuterit, televizori kinematografik dhe grupi kinematografik përdorin të njëjtën teknologji dhe emërtimi mund të ndryshojë sipas rajonit.

●● Distanca e funksionimit mund të ndryshojë për shkak të pengesave (p.sh. trupat e njerëzve, objektet metalike ose muret) ose mjedisit elektromagnetik. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm, rekomandohet përdorimi i përshtatësit të pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose grupi kinematografik, VG-SWD1000) në të njëjtin vend ku është vendosur televizori.

●● Kur lidhet përshtatësi i pasqyrimit me valë i kompjuterit (ose grupi kinematografik, VG-SWD1000), televizori mund të mos i luajë videot siç duhet, në varësi të faktit nëse ka një pajisje tjetër që lëshon sinjale radioje në afërsi.

●● Mos e vendosni përshtatësin e pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose grupin kinematografik, VG-SWD1000) pranë burimeve të nxehtësisë, në vende me lagështirë ose nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Ky veprim mund të shkaktojë keqfunksionim të produktit ose zjarr.

●● Mos përdorni mbi përshtatësin e pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose në grupin kinematografik, VG- SWD1000) lëndët e mëposhtme: kimikate (p.sh. dyllë, benzen, hollues, largues mushkonjash, freskues ajri, lubrifikant) dhe solucione pastrimi që përmbajnë alkool ose tretës, apo që kanë sipërfaqe aktive. Ky veprim mund të shkaktojë çngjyrosjen e sipërfaqes së jashtme të grupit ose heqjen e etiketës së tij.

●● Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni vetë përshtatësin e pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose grupin kinematografik, VG-SWD1000). Mos vazhdoni ta përdorni grupin nëse është i dëmtuar ose i prishur.

●● Sigurohuni që të përdorni përshtatës origjinal pasqyrimi me valë të kompjuterit (ose grup kinematografik, VG-SWD1000) të ofruar nga Samsung Electronics.