Përdorimi i shfletuesit të internetit

Mund të lundroni në internet në televizor në të njëjtën mënyrë siç do të bënit me anë të kompjuterit gjatë shikimit të një programi televiziv me anët të PIP. Zgjidhni Ndihmë për të shfaqur informacionin e shfletuesit të internetit.

""

""

""

Për një shfletim më praktik në internet, përdorni tastierën dhe mausin. Faqja e shfletimit mund të ndryshojë nga ajo në kompjuter.

Funksioni PIP mund të mos mbështetet në shfletues, në varësi të modeleve të caktuara në rajone gjeografike specifike.

Preferencat për shfletimin

Zgjidhni Cilësimet. Konfiguroni cilësimet e shfletimit për të përmbushur nevojat tuaja.

●● Përgjith.

Fsheh automatikisht skedat ose shiritat e menyve pas një periudhe mosveprimi ose rivendos të gjitha cilësimet e përdoruesit.

"" Faqeshënuesit dhe historikët e shfletimit që keni kryer nuk do të rivendosen.

●● Faqja kryesore

Cakton faqen bazë kur hapni shfletuesin.

●● Motori i kërkimit

Kërkon për informacionin që keni dhënë dhe shfaq faqet e rezultateve në internet.

●● Fshehtësia dhe siguria

Ju pengon hapjen e faqeve të papërshtatshme ose cakton mosruajtjen e historikut të shfletimit.

●● Faqet e bllokuara

Bllokon ose zhbllokon faqet. Mund të menaxhoni listën e faqeve për t'u bllokuar.

●● Faqet e miratuara

Kufizon përdorimin vetëm në faqet që keni miratuar. Për ta përdorur këtë opsion, caktojini fjalëkalim. Mund të shtoni ose hiqni faqet e miratuara.

●● Kodimi

Caktoni enkodimin në Auto ose zgjidhni mënyrë enkodimi nga lista.

●● Informacion

Shfaq versionin aktual të shfletuesit të internetit.