Lidhja e një pajisjeje portative nëpërmjet Samsung Smart View 2.0

Mund të luani materialet multimedia të pajisjes portative, si p.sh. videot, fotot dhe muzikën, kur instaloni dhe hapni Samsung Smart View 2.0 në pajisje portative të lidhura me televizorin. Mund të dërgoni mesazhe teksti ose ta komandoni televizorin me anë të pajisjes portative.

Çiftimi i laptopit me televizorin - pasqyrimi me valë i kompjuterit (ose televizori kinematografik)

Mund të shikoni ekranin e modalitetit të avancuar ose dysh të laptopit në televizor duke çiftuar me valë laptopin me televizorin. Lidhni përshtatësin e pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose grupin kinematografik, VG-SWD1000) me folenë HDMI të laptopit dhe më pas lidhni kabllon USB, e cila ofrohet me paketën, midis folesë USB të përshtatësit të pasqyrimit me valë të kompjuterit (ose grupit kinematografik, VG-SWD1000) dhe folesë USB të laptopit. Në ekranin e televizorit shfaqet mesazhi i çiftimit. Nëse e lejoni çiftimin, ekrani i laptopit shfaqet në ekranin e televizorit.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Pasqyrimi me valë i kompjuterit, televizori kinematografik dhe grupi kinematografik përdorin të njëjtën teknologji dhe emërtimi mund të ndryshojë sipas rajonit.

"" Ky funksion nuk disponohet në televizorë të palëve të treta ose në pajisje përveç laptopëve.

"" Nëse dy televizorë Samsung janë vendosur pranë njëri-tjetrit, fikni televizorin me të cilin nuk dëshironi të çiftoni laptopin dhe pastaj provoni çiftimin.