Lexoni pas instalimit të televizorit

Madhësitë e figurës dhe sinjalet hyrëse

Cilësimi i Madhësi figure zbatohet për burimin aktual. Madhësi figure e përdorur do të mbetet në fuqi kurdoherë që e zgjidhni atë burim në rast se nuk e ndryshoni.

"" Funksioni Madhësi figure nuk disponohet për figurat e shfaqura në rezolucion 3840 x 2160p, sepse madhësia 3840 x 2160p e ekranit është fikse dhe nuk mund të ndryshohet.

Sinjali hyrës

Madhësia e figurës

 

 

Component

16:9, Zmadh, Person., 4:3

 

 

Component (1080i, 1080p)

16:9, Zmadh, Person., 4:3

 

 

Kanal dixhital (720p, 1080i, 1080p)

16:9, Zmadh, Person., 4:3

 

 

Kanal dixhital (3840 x 2160p)

16:9, Zmadh, Person.

 

 

Kanal dixhital (4096 x 2160p)

16:9, Zmadh, Person.

 

 

HDMI (720p)

16:9, Zmadh, Person., 4:3

 

 

HDMI (1080i, 1080p)

16:9, Zmadh, Person., 4:3

 

 

HDMI (3840 x 2160p)

16:9, Zmadh, Person.

 

 

HDMI (4096 x 2160p)

16:9, Zmadh, Person.

 

 

Instalimi i siguresës kundër vjedhjes

●● Siguresa kundër vjedhjes është një pajisje fizike që mund të përdoret për të mbrojtur televizorin nga vjedhja. Kërkoni folenë siguresës në pjesën e pasme të televizorit. Foleja ka një ikonë përbri saj. Për ta përdorur siguresën, mbështilleni kabllon e siguresës rreth një objekti që është shumë i rëndë për t'u mbajtur dhe më pas futeni në folenë e siguresës së televizorit. Siguresa shitet veçmas.

●● Mënyra e përdorimit të siguresës kundër vjedhjes mund të ndryshojë në çdo model televizori. Për informacione të mëtejshme, drejtojuni manualit të përdorimit të siguresës.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.