Dëgjimi i televizorit nëpërmjet kufjeve Bluetooth

(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet e altoparlantit Kufje me Bluetooth

Kufjet Bluetooth mund t'i lidhni me televizorin. Ato duhet të çiftohen me anë të funksionit Bluetooth të televizorit. Për informacione të mëtejshme rreth çiftimit, drejtojuni manualit të përdorimit të kufjeve Bluetooth.

●● Lista e kufjeve me Bluetooth

Shfaq listën e kufjeve Bluetooth që mund të çiftohen me televizorin. Zgjidhni kufjet Bluetooth për të shfaqur opsionet e menysë. Nga kjo meny, mund t'i aktivizoni/çaktivizoni (d.m.th. çiftoni/shkëpusni) kufjet Bluetooth ose t'i hiqni nga lista.

"" Nëse televizori nuk arrin t'i gjejë kufjet, vendosini më pranë televizorit dhe zgjidhni Rifreskim.

"" Kur aktivizoni kufjet e çiftuara Bluetooth, televizori i dikton automatikisht dhe në vijim shfaq një dritare. Përdoreni dritaren që hapet për të aktivizuar/çaktivizuar kufjet me Bluetooth.

●● Zëri me dalje shumëfishe

Mundëson dëgjimin e zërit njëherësh nga altoparlantët e televizorit dhe kufjet e lidhura me Bluetooth.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Përpara përdorimit të pajisjes Bluetooth, drejtojuni "Lexojeni përpara përdorimit të pajisjeve Bluetooth."

Dëgjimi i zërit të televizorit nëpërmjet altoparlantit që mbështet Samsung Multiroom Link

(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet e altoparlantit Multiroom Link Multiroom Link Settings

Altoparlantin që mbështet Samsung Multiroom Link mund ta lidhni me televizorin për zë më të pasur.

●● Cilësimet

Cakton altoparlantët që mbështesin Samsung Multiroom Link në një nga opsionet e mëposhtme.

––Surround

Zgjidheni këtë opsion kur dëshironi të dëgjoni sistemin e zërit rrethues me anë të disa altoparlantëve që mbështesin Samsung Multiroom Link brenda një hapësire ose dhome.

––SoundBar+Surround

Zgjidheni këtë opsion kur dëshironi të dëgjoni sistemin e zërit rrethues duke lidhur me televizorin një shirit zëri dhe dy altoparlantë brenda një hapësire ose dhome.