Caktimi i orës dhe përdorimi i kohëmatësit

Caktimi i orës aktuale

(MENU/123) MENU Sistemi Ora Ora Provo tani Mund ta caktoni orën manualisht ose automatikisht. Për të parë orën pasi e keni caktuar:

––Samsung Smart Control: Shtypni butonin MENU/123 dhe më pas zgjidhni Info në telekomandën në ekran.

––Telekomanda standarde: Shtypni butonin INFO.

"" Ora duhet të ricaktohet sa herë që shkëputet rryma elektrike.

Caktimi i orës duke përdorur informacionin e transmetimit dixhital

(MENU/123) MENU Sistemi Ora Ora Regjim i orës Provo tani

Mund ta bëni televizorin që të shkarkojë automatikisht informacionin e orës nga kanali dixhital dhe të caktojë orën aktuale. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Regjim i orës Auto. Nëse televizori është lidhur me dekoduesin tokësor ose satelitor me anë të lidhjeve HDMI ose të diferencuara, orën aktuale duhet ta caktoni manualisht.

"" Ky funksion funksionon vetëm kur foleja e antenës së televizorit është e lidhur me daljen e antenës ose të kabllorit dhe merr transmetime dixhitale.

"" Saktësia e informacionit të orës së marrë mund të ndryshojë në varësi të kanalit dhe të sinjalit.