Përditësimi manual i televizorit

Për ta përditësuar televizorin manualisht me anë të një njësie USB, ndiqni këto hapa:

"" Regjistroni cilësimet aktuale përpara përditësimit në mënyrë që të ringarkohen menjëherë pas përfundimit të përditësimit. Pas përditësimit të një softueri, të gjitha cilësimet e figurës dhe të zërit rikthehen në cilësimet bazë.

1.Nga kompjuteri, vizitoni faqen e internetit të Samsung dhe shkarkoni paketën e përditësimit në një pajisje USB.

"" Ruajeni paketën e përditësimit në dosjen e sipërme të pajisjes USB. Përndryshe, televizori nuk do mund ta gjejë paketën e përditësimit.

2.

3.

Lidhni pajisjen USB që përmban paketën e përditësimit me televizorin.

Në menynë e televizorit, shkoni te Mbështet Përditësimi i softuerit Përditëso tani. Televizori kërkon softuerin në njësinë USB. Kur gjen softuerin, shfaqet dritarja Kërkesë për përditësim.

4.Zgjidhni OK. Televizori përditëson softuerin, fiket dhe më pas rindizet automatikisht.

[[ MOS e fikni televizorin derisa të përfundojë përmirësimi. Televizori do të fiket dhe rindizet automatikisht pas përfundimit të përmirësimit të softuerit. Pas përmirësimit të softuerit, të gjitha cilësimet e figurës dhe të zërit rikthehen në cilësimet bazë.

Mbrojtja e televizorit nga pirateria dhe kodet keqdashëse

(MENU/123) MENU Sistemi Siguria inteligjente Provo tani

Mund të përdorni Siguria inteligjente për të mbrojtur televizorin nga modifikimet dhe kodet keqdashëse, kur jeni të lidhur me internetin.

Kontrollimi i televizorit dhe i pajisjeve të lidhura ruajtëse për kode keqdashëse.

(MENU/123) MENU Sistemi Siguria inteligjente Kontr. Provo tani

Mund ta kontrolloni televizorin dhe pajisjet e tjera për të zbuluar praninë e kodeve keqdashëse. Nëse nuk diktohen kode keqdashës, në ekran shfaqet një dritare njoftuese.