Lidhja e kompjuterit

Llojet e lidhjeve që mund të bëni renditen më poshtë.

Përdorimi i televizorit si monitor kompjuteri

●● Lidhuni nëpërmjet folesë HDMI me kabllo HDMI.

●● Lidhuni nëpërmjet folesë HDMI (DVI) me kabllo HDMI-DVI.

Shikimi ose luajtja në televizor e materialeve të ruajtura në kompjuter

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit lokal.

Lidhja nëpërmjet folesë HDMI

Për lidhjen HDMI rekomandojmë një nga llojet e mëposhtme të kabllove HDMI: ●● Kabllo HDMI e shpejtësisë së lartë

●● Kabllo HDMI e shpejtësisë së lartë me Ethernet

Lidhni kabllon HDMI me folenë e hyrjes HDMI të televizorit dhe folenë e daljes HDMI të pajisjes sipas figurës më poshtë.

"" Caktojeni Redakto llojin e pajisjes DVI PC për kompjuter të lidhur me kabllo HDMI-DVI dhe PC për kompjuter të lidhur me kabllo HDMI. Caktojeni gjithashtu Redakto llojin e pajisjes Pajisjet DVI për pajisje A/V me kabllo HDMI-DVI.