Opsionet e rregullimit të figurës

(MENU/123) MENU Figurë Opsionet e figurës Provo tani

Mund t'i rregulloni opsionet e figurës për një shikim më të mirë. Zgjidhni një modalitet figure dhe më pas rregulloni opsionet e figurës.

●● Ton. i ngjyrës Provo tani

Rregullon tonalitetin e ngjyrës. Tonaliteti i ngjyrës që zgjidhni ruhet në memorien e televizorit. Ku ndryshoni modalitetin aktual të figurës, tonaliteti i ruajtur i ngjyrës përdoret për modalitetin e ri të figurës.

"" Fresk dhe Standard disponohen vetëm kur Regjim figure caktohet në Dinamik.

"" Ton. i ngjyrës disponohet vetëm kur televizori është lidhur me kompjuterin me anë të kabllos HDMI-DVI.

●● Pamja e pastër dixhitale Provo tani

Redukton figurat statike dhe hijet e shkaktuara nga sinjali i dobët. Shfaq fuqinë e sinjalit në fund të ekranit kur zgjidhni Vizualizimi automatik. Shiriti i gjelbër tregon sinjalin më të mirë të mundshëm.

"" Ky funksion disponohet vetëm për kanalet analoge.

●● Filtri i zhurmës MPEG Provo tani

Redukton zhurmën e MPEG dhe përmirëson cilësinë e videos.

●● Nivel i zi HDMI Provo tani

Kompenson efektet e shkaktuara nga niveli i ulët i së zezës, si p.sh. kontrastet e ulëta dhe ngjyrat e zbehta.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur sinjali hyrës, i lidhur me televizorin nëpërmjet folesë HDMI, caktohet në RGB444.