Ndryshimi i madhësisë së figurës në 4:3 ose në modalitetin Përshtatja sipas ekranit

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Ekrani 4:3

Mund të zgjidhni madhësi figure të përshtatshme për zonën tuaj gjeografike ndërsa shikoni televizor në modalitet 4:3 ose Përsht. me ekr.. Madhësitë e mbështetura të ekranit ndryshojnë në varësi të shtetit dhe ky funksion mundëson rregullimin e madhësisë së figurës në këto raste.

"" Modaliteti 4:3 nuk disponohet kur me televizorin lidhet një pajisje e jashtme me anë të folesë Component ose HDMI.

Përshtatja e figurës ndaj ekranit

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Përsht. me ekr.

Mund ta konfiguroni televizorin në mënyrë që figura e plotë t'i përshtatet ekranit pa prerje në madhësinë që keni zgjedhur.

"" Ky funksion nuk disponohet, në varësi të Madhësi figure.

Rregullimi i pozicionit të figurës.

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Zmadhimi/Pozicioni Provo tani

Zmadhon ose zvogëlon në drejtim vertikal dhe/ose horizontal figurat 16:9. Figura e zmadhuar ose e zvogëluar mund të lëvizet majtas, djathtas, lart dhe poshtë.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur Madhësi figure caktohet në Zmadh ose Person.. Megjithatë, pozicioni i figurës nuk mund të rregullohet kur televizori sintonizohet me një kanal dixhital dhe Madhësi figure caktohet në Person..

Dëgjimi vetëm i zërit (Figura e fikur)

(MENU/123) MENU Figurë Figura e fikur Provo tani

Mund ta fikni ekranin dhe ta luan zërin vetëm nëpërmjet altoparlantëve. Për ta rindezur ekranin, shtypni çfarëdo buton përveç butonit të energjisë dhe të volumit.

Ricaktimi i cilësimeve të modalitetit të figurës

(MENU/123) MENU Figurë Rivendos figurën Provo tani

Modalitetin aktual të figurës mund ta ricaktoni në cilësimet bazë të fabrikës. Ky veprim nuk ndikon në cilësimet e modaliteteve të tjera të figurës.