Përdorimi i mbrojtjes së ekranit nga djegia dhe i funksioneve të kursimit të energjisë

Parandalimi i djegies së ekranit

(MENU/123) MENU Sistemi Koha e mbrojtjes auto Provo tani

Për mbrojtjen e ekranit mund të përdorni funksionin e mbrojtjes së ekranit nga djegia. Nëse figurat statike mbeten në ekran për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë djegie të figurës së mbetur në ekran. Zgjidhni një cilësim

ore nga lista. Nëse imazhi statik shfaqet në ekran për një kohë më të gjatë se ajo që caktuat, televizori aktivizon automatikisht funksionin e mbrojtjes së ekranit nga djegia.

Reduktimi i konsumit të energjisë së televizorit

(MENU/123) MENU Sistemi Zgjidhja eko Provo tani

Për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë, mund të rregulloni nivelin e ndriçimit dhe të parandaloni mbinxehjen e televizorit.

●● Kursim energjie Provo tani

Mundëson zgjedhjen e një cilësimi ndriçimi nga lista për të reduktuar konsumin e energjisë nga televizori.

●● Sensori eko Provo tani

Rregullon automatikisht nivelin e ndriçimit të televizorit sipas nivelit të ndriçimit të ambientit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse sensori i kursimit ka rregulluar nivelin e ndriçimit të ekranit, mund ta rregulloni manualisht ndriçimin minimal të ekranit duke zgjedhur Drita min. sfond.

"" Kur Sensori eko caktohet në Ndez , ekrani është më i errët se zakonisht.

●● Nuk ka sinjal energjie Provo tani

Mundëson zgjedhjen e orës nga lista. Nëse nuk merret sinjal për kohëzgjatjen e përcaktuar, televizori ndërpret automatikisht energjinë për të reduktuar konsumin e energjisë.

●● Fikja automat. Provo tani

Fik automatikisht televizorin për të parandaluar mbinxehjen kur ai qëndron ndezur për periudhën e specifikuar kohore, pa komandë nga përdoruesi.

●● Ndriçim në lëvizje Provo tani

Rregullon ndriçimin si përgjigje ndaj lëvizjeve në ekran për uljen e konsumit të energjisë.

""

""

""

Ky funksion disponohet vetëm kur Regjim figure caktohet në Standard. Ky funksion nuk disponohet kur televizori është në modalitetin 3D.

Ky funksion çaktivizohet kur rregulloni cilësimet e cilësisë së figurës, si Kontrasti dhe Ndriçimi.