Përdorimi i funksioneve të tjera

Ekzekutimi i shpejtë i funksioneve të asistencës

Mund të përdorni menynë Shkurtoret e asistencës për të ekzekutuar shpejt funksionet e asistencës për personat

me aftësi të kufizuara. Shtypni dhe mbani butonin në Samsung Smart Control. Ose shtypni butonin AD/SUBT. në telekomandën standarde. Menyja Shkurtoret e asistencës ofron opsionet e menysë Udhëzuesi zanor, Përshkrimi

i audios, Titra, Transparenca e menysë, Kontrasti i lartë, Zmadho, Mëso telekomandimin dhe Zëri me dalje shumëfishe.

"" Edhe nëse Udhëzuesi zanor caktohet Fik. ose nëse aktivizohet modaliteti i heshtjes, mund ta ekzekutoni funksionin Udhëzuesi zanor nga menyja Shkurtoret e asistencës.

Aktivizimi i udhëzuesve zanorë për personat me vështirësi shikimi

(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Udhëzuesi zanor Provo tani

Mund të aktivizoni udhëzuesit zanorë për përshkrimin me zë të opsioneve të menysë për personat me vështirësi shikimi. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Udhëzuesi zanor Ndez . Në vijim, televizori ofron udhëzues zanorë për lëvizjen e fokusit, ndryshimin e kanaleve, ndryshimin e volumit, informacione të programeve, shikimin e planifikuar, regjistrimin e programeve, funksione të tjera të televizorit dhe materiale të ndryshme në Web Browser, Kërko ose PËRMBAJTJET E MIA.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Udhëzuesi zanor ofrohet në gjuhën e specifikuar në ekranin Gjuha e menysë. Megjithatë, disa gjuhë nuk mbështeten nga udhëzuesi zanor, edhe pse listohen në ekranin Gjuha e menysë. English mbështetet gjithmonë.

"" Nëse Udhëzuesi zanor caktohet në Ndez , sensori i lëvizjeve i Samsung Smart Control nuk është funksional. Për të përdorur sensorin e ndjeshmërisë ndaj lëvizjeve, caktoni Udhëzuesi zanor Fik..

"" Nëse Udhëzuesi zanor caktohet në Ndez , funksioni i komandimit me lëvizje çaktivizohet. Për të aktivizuar këtë funksion sërish, caktoni Udhëzuesi zanor Fik..

Ndryshimi i volumit, shpejtësisë dhe lartësisë së udhëzuesit zanor

Volumin, shpejtësinë, lartësinë dhe nivelin e udhëzuesit zanor mund t'i konfiguroni.

●● Volumi

Ndryshon nivelin e volumit të udhëzuesit zanor.

●● Lartësia

Sintonizon lartësinë e udhëzuesit zanor.

●● Shpejtësia

Ndryshon ritmin e udhëzuesit zanor.