●● Pamja e qartë analoge

Redukton zhurmën në formë vije diagonale që ndodh për shkak të interferencave midis sinjaleve.

"" Ky funksion mbështetet vetëm për transmetimet analoge.

●● LED Clear Motion

Heq hijet e mbetura nga skenat e shpejta me shumë lëvizje për të ofruar figurë të pastër.

""

""

""

Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike. Kur LED Clear Motion është Ndez , ekrani duket më i errët sesa kur është Fik.. Nëse LED Clear Motion është Ndez në sinjal figure 60 Hz, ekrani mund të dridhet.

●● Smart LED

Komandon ndriçimin e zonave individuale në ekran për të rritur automatikisht kontrastin deri në maksimum.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

●● E zezë kinemaje

Në modalitetin Film ky funksion errëson zonat e sipërme dhe të poshtme të figurës për të krijuar një pamje më tërheqëse.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

Shikimi në 3D

(MENU/123) MENU Figurë 3D

Mund të shikoni materiale media dhe transmetime 3D. Për të parë materiale 3D, duhet të mbani syzet Samsung 3D Active. Syzet Samsung 3D Active të llojit me infra të kuqe dhe syzet 3D të palëve të treta nuk mbështeten.

""

""

""

Ky funksion nuk disponohet për modelet e serisë S9, 7200 dhe të serisë 6 e poshtë. Për ta përdorur këtë funksion duhet të blini syze 3D.

Përpara se të shikoni material 3D, lexoni me kujdes informacionet për shëndetin dhe sigurinë në lidhje me shikimin në 3D. Për më tepër, drejtojuni "Masa paraprake për 3D."

"" Shfaqja e videos 3D në HD të plotë zakonisht përcaktohet nga cilësia dhe formati i videos.