Ndryshimi i butonave të mausit dhe i shpejtësisë së treguesit

(MENU/123) MENU Sistemi Menaxher pajis. Cilësimet e mausit Opsionet e mausit Provo tani ●● Butoni kryesor

Zgjidhni cilin prej butonave, ose , do të përdorni kur zgjidhni dhe hapni artikuj.

●● Shpejt. e treg.

Rregulloni shpejtësinë e lëvizjes së treguesit.

Lidhja e një pulti lojërash me Bluetooth

(MENU/123) MENU Sistemi Menaxher pajis. Cilësimet e bll. të loj. Bluetooth Provo tani

Mund të luani lojërat e shkarkuara dhe të instaluara në shërbimin Smart Hub me anë të një pulti lojërash me "Bluetooth". Zgjidhni Cilësimet e bll. të loj. Bluetooth dhe vendoseni pultin e lojërave me "Bluetooth" pranë televizorit. Televizori kërkon automatikisht për pulte të disponueshme lojërash me "Bluetooth". (Rekomandohet DualShock®4, një pult lojërash i optimizuar për PlayStation.) Pas kërkimit, mund të përdorni pultin me "Bluetooth" për të luajtur lojëra.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Nëse televizori nuk arrin ta gjejë pultin e lojërave me Bluetooth, vendoseni më pranë televizorit dhe zgjidhni Rifreskim. Për më tepër rreth çiftimit, shihni manualin e përdorimit të pultit të lojërave me Bluetooth.

Shkrimi i tekstit me anë të tastierës virtuale QWERTY.

Përdorimi i funksioneve shtesë

Zgjidhni në ekranin e tastierës QWERTY. Disponohen opsionet e mëposhtme:

●● Teksti i rekomanduar

Aktivizon ose çaktivizon funksionin e tekstit të rekomanduar. Tastiera shfaq fjalët e rekomanduara që të mund të shkruani më lehtë.

●● Rivendos të dhënat e rekomanduara të tekstit

Fshin fjalët e rekomanduara dhe fjalët e memorizuara për të pastruar listën.

●● Parashiko germën vijuese (kur përdor butonat e drejtimit)

Aktivizon ose çaktivizon funksionin e parashikimit të tekstit.

●● Gjuha

Zgjedh një gjuhë nga lista.

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të shtetit.