Përdorimi i e-Manual

Hapja e manualit elektronik

(MENU/123) MENU Mbështet e-Manual

Mund të shfaqni e-Manual e integruar që përmban informacione mbi funksionet kryesore të televizorit tuaj. Shtypni butonin MENU/123 në Samsung Smart Control dhe më pas zgjidhni e-Manual. Në telekomandën standarde, shtypni butonin E-MANUAL.

1.Zgjidhni kategorinë në ekranin e-Manual. Lista e kategorisë së zgjedhur shfaqet në ekran.

2.Zgjidhni një artikull nga lista. Shfaqet subjekti përkatës i manualit elektronik.

"" Përndryshe, mund të shkarkoni një kopje të manualit elektronik nga faqja e Samsung-ut. "" Fjalët në blu (p.sh., Regjim figure) tregojnë një artikull menyje.

Shigjetat në shfletuesin e menysë tregojnë vendndodhjen në meny. Për shembull, (MENU/123) MENU Figurë Regjim figure do të thotë që shtypni butonin MENU/123 në "Samsung Smart Control" dhe zgjidhni artikujt e shfaqjes në ekran Meny, Figurë dhe Regjim figure njëri pas tjetrit.

Përdorimi i butonave në manualin elektronik

(Kërko): Hap ekranin e kërkimit. Jepni një fjalë kërkimi dhe pastaj zgjidhni Kryer. Zgjidhni një artikull nga rezultatet e kërkimit për të ngarkuar faqen përkatëse.

(Treguesi): Hap ekranin e treguesit. Zgjidhni subjektin nga lista për të hapur faqen përkatëse.

(Faqe e hapur): Shfaq një listë të faqeve të lexuara më parë. Zgjidhni një faqe. Manuali elektronik kalon te faqja e zgjedhur.

Hapja e ekranit përkatës të menysë nga një faqe subjekti e manualit elektronik

(Provo tani): Mundëson hapjen e artikullit përkatës të menysë dhe testimit të shpejtë të funksionit. (Lidhja): Mundëson hapjen e faqes përkatëse referencë.

"" Manuali elektronik nuk mund të hapet nga disa ekrane të menysë.

Përditësimi i manualit elektronik në versionin e fundit

Manualin elektronik mund ta përditësoni në të njëjtën mënyrë siç përditësoni aplikacionet.