●● Audio HD

Mundëson ritestimin e zërit të televizorit në cilësinë e zërit HD.

"" Sinjalet standarde të zërit testohen në 48 kHz ndërsa sinjalet e zërit HD testohen në 96 kHz.

"" Disa marrës S/PDIF mund të mos përputhen. Për marrësit që nuk përputhen, çaktivizoni modalitetin dhe në vend të tij përdorni modalitetin e zërit normal.

"" Sinjalet e zërit HD që disponohen në televizor nuk disponohen në luajtësit e jashtëm të zërit të lidhur nëpërmjet HDMI, Bluetooth ose rrjeteve Wi-Fi.

●● Volumi auto Provo tani

Rregullon automatikisht nivelin e volumit të televizorit kur ndërroni kanalet, burimet e videos ose materialin, në mënyrë që niveli i volumit të mbetet i njëjtë për të gjitha burimet. Volumi auto mund ta modifikojë volumin deri në 12 dB për të balancuar zërin. Normale mund të vendosë nivel normal rregullimi të volumit dhe Natë mund të vendosë një nivel disi më të ulët volumi. Ky opsion është ideal për shikim televizori natën vonë.

"" Nëse dëshironi të përdorni komandën e volumit të një pajisjeje të lidhur burim për të komanduar zërin, çaktivizoni Volumi auto. Kur përdorni Volumi auto me pajisje burim, komandimi i volumit të pajisjes mund të mos funksionojë siç duhet.

Dëgjimi i zërit 3D në modalitet 3D

(MENU/123) MENU Ting. Audio 3D

Thellësinë e zërit mund ta rregulloni, në mënyrë që televizori të ofrojë zë përfshirës që i përshtatet efektit "kërcyes" të videos 3D që jeni duke parë.

"" Ky funksion nuk disponohet për modelet e serisë S9, 7200 dhe të serisë 6 e poshtë. "" Ky funksion disponohet vetëm në modalitet 3D.

Ricaktimi i të gjitha cilësimeve të zërit

(MENU/123) MENU Ting. Rikthe tingull. Provo tani

Ricakton të gjitha cilësimet e zërit në vlerat bazë të fabrikës.