Dëgjimi i televizorit nëpërmjet kufjeve me Bluetooth (për personat me vështirësi dëgjimi)

(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Zëri me dalje shumëfishe

Mund t'i ndizni njëherësh altoparlantin e televizorit dhe kufjet me Bluetooth. Me këtë funksion aktiv, kur të rregulloni volumin e televizorit, mund ta caktoni volumin e kufjeve me Bluetooth që të jetë më i lartë se altoparlanti

itelevizorit.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Kur i lidhni kufjet me "Bluetooth" me televizorin, aktivizohet menyja Zëri me dalje shumëfishe. Për më tepër rreth lidhjes së kufjeve me "Bluetooth" me televizorin, shihni "Dëgjimi i televizorit nëpërmjet kufjeve Bluetooth".

Ndryshimi i gjuhës së menysë

(MENU/123) MENU Sistemi Gjuha e menysë Provo tani

Mund të përdorni këtë funksion për ndryshimin e gjuhës së menysë. Zgjidhni një gjuhë nga lista.

Konfigurimi i fjalëkalimit

(MENU/123) MENU Sistemi Ndrysho PIN Provo tani

Caktoni një numër personal identifikimi (PIN) për të bllokuar kanalet dhe për të rivendosur dhe ndryshuar cilësimet e televizorit.

Shfaqet dritarja e dhënies së PIN-it. Jepni PIN-in. Jepeni sërish për ta konfirmuar. Fjalëkalimi i paracaktuar është 0000. (për Francën, Italinë: 1111)

"" Nëse harroni PIN-in, mund ta rivendosni me anë të telekomandës. Me televizorin ndezur, shtypni butonat e mëposhtëm në telekomandë për ta rivendosur PIN-in në 0000 (për Francën, Italinë: 1111): MUTE (Ngritja e volumit) → RETURN (Ulja e volumit) → RETURN RETURN.

Kontrolli për njoftime

(MENU/123) MENU Sistemi Njoftimet Provo tani

Mund të shfaqni listën e mesazheve të ngjarjeve të krijuar nga televizori. Njoftimet shfaqet në ekran kur ndodhin ngjarje si p.sh. qarkullimi i një përditësimi për një aplikacion ose identifikimi/dalja nga llogaria Samsung.

"" Për të fshirë të gjitha njoftimet, zgjidhni Hiq të gjitha.

"" Për të kontrolluar njoftimet e shërbimit të SMART TV në shfletuesin e internetit, zgjidhni Njoftim i shërbimit.