●● Syzet 3D mund të mos punojnë siç duhet për shkak interference nga produkte të tjera 3D ose pajisje elektronike që përdorin frekuencën 2,4 GHz, si p.sh. furrat e mikrovalëve ose pikëhyrjet e internetit. Nëse funksioni 3D rezulton problematik për shkak të interferencave, vendosini të gjitha pajisjet elektronike ose të komunikimit me valë sa më larg syzeve dhe televizorit të jetë e mundur.

●● Niveli i qartësisë së ekranit mund të duket i ulët nëse shihni video 3D në një vend që ekspozohet drejtpërdrejt ndaj dritës së diellit ose ndaj ndriçimit.

●● Syzet 3D mund të rezultojnë problematike nëse ka fushë elektrike ose objekt metalik si p.sh. ndonjë pllakë hekuri në afërsi. Mbajini syzet sa më larg të jetë e mundur nga fushat elektrike dhe objektet metalike.

●● Me syzet e modelit SSG-3570, syzet mund të fiken nëse qëndroni pa lëvizur ndërkohë që shihni video 3D për një periudhë të gjatë kohe.

●● Me syzet e modelit SSG-3570, nëse syzet 3D nuk funksionojnë menjëherë pasi i vendosni kur televizori është në modalitetin 3D, hiqini dhe vendosini përsëri.

[[ Kujdes

INFORMACION I RËNDËSISHËM SHËNDETI DHE SIGURIE NË LIDHJE ME PAMJET 3D. LEXONI UDHËZIMET E MËPOSHTME PËRPARA SE JU OSE FËMIJA JUAJ TË PËRDORË FUNKSIONIN 3D.

●● Të rriturit duhet t'i kontrollojnë shpesh fëmijët që përdorin funksionin 3D. Nëse ka ankesa për lodhje të syve, dhimbje koke, marrje mendsh ose të përziera, ndalojani fëmijës shikimin e televizorit në 3D dhe sigurohuni që të pushojë.

●● Mos i përdorni syzet 3D për qëllime të tjera, si p.sh. syze të zakonshme, syze dielli, syze mbrojtëse etj.

●● Disa shikues mund të kenë shqetësime gjatë shikimit të televizorit 3D, si marrje mendsh, të përziera dhe dhimbje koke. Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqini syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

●● Shikimi i filmave 3D për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë lodhje të syve. Nëse keni lodhje të syve, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqni syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.