Përdorimi i funksioneve të mbështetjes së zërit

Zgjedhja e altoparlantëve

(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet e altoparlantit Zgjedhje altopar. Provo tani

Mund të zgjidhni altoparlantët që përdor televizori për daljen e zërit.

"" Kur Zgjedhje altopar. caktohet për daljen e zërit vetëm nga altoparlantët e jashtëm, butoni i volumit dhe i heshtjes, si dhe disa funksione të zërit çaktivizohen.

Specifikimi i llojit të instalimit të televizorit

(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet e altoparlantit Lloji i instal. të telev.

Llojin e instalimit të televizorit mund ta specifikoni, Montim në mur ose Mbështetësja, për të optimizuar automatikisht zërin e televizorit.

Dëgjimi i zërit të televizorit nëpërmjet pajisjes së zërit Bluetooth të Samsung

(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet e altoparlantit Lidhja e zërit e televiz.

Pajiset e zërit me Bluetooth Samsung mund t'i lidhni me televizorin. Ato duhet të çiftohen me anë të funksionit Bluetooth të televizorit. Për informacione të mëtejshme rreth çiftimit, shihni manualin e përdorimit të pajisjes së zërit Bluetooth Samsung.

●● Shto pajisje të re

Shton pajisje të re në listën e pajisjeve të çiftuara. Nëse Shto pajisje të re caktohet në Fik., sinjalet e lidhjes nga pajisjet e reja shpërfillen.

●● Lista e pajisjeve audio Samsung

""

""

""

""

Shfaq një listë me pajisjet e çiftuara të zërit Samsung. Zgjidhni një pajisje për të shfaqur opsionet e menysë. Pajisjen e zërit mund ta aktivizoni/çaktivizoni ose ta hiqni nga lista.

Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

Ky funksion disponohet vetëm për pajisjet e zërit Samsung që mbështesin Lidhja e zërit e televiz.. Lidhja e zërit e televiz., Surround dhe kufjet me Bluetooth nuk mund të përdoren njëherësh.

Përpara përdorimit të pajisjes Bluetooth, drejtojuni "Lexojeni përpara përdorimit të pajisjeve Bluetooth."