Lidhja me kabllo HDMI-DVI

Nëse karta grafike e televizorit nuk e mbështet sistemin HDMI, lidheni kompjuterin me televizorin me kabllo DVI- HDMI. Kini parasysh që lidhja HDMI-DVI mbështetet vetëm nga foleja HDMI (DVI) dhe nuk transmeton zë. Për të dëgjuar zë nga kompjuteri, lidhni altoparlantët e jashtëm me folenë e daljes së zërit të kompjuterit.

Lidhni kabllon HDMI-DVI me folenë HDMI (DVI) të televizorit dhe folenë e daljes DVI të kompjuterit, sipas figurës më poshtë.

""

""

Caktojeni Redakto llojin e pajisjes DVI PC për kompjuter të lidhur me kabllo HDMI-DVI dhe PC për kompjuter të lidhur me kabllo HDMI. Caktojeni gjithashtu Redakto llojin e pajisjes Pajisjet DVI për pajisje A/V me kabllo HDMI-DVI.

Për rezolucionet e mbështetura nga televizori, drejtojuni "Lexojeni përpara lidhjes së kompjuterit (rezolucionet e mbështetura)".

Lidhja nëpërmjet rrjetit lokal

Mund të hapni dhe të luani pa vonesë në televizor skedarët fotografikë, video dhe muzikorë që ruhen në kompjuter.

1.Lidhni televizorin dhe kompjuterin në të njëjtin rrugëzues ose AP. Rrjeti lokal konfigurohet pasi t'i lidhni në të njëjtin rrugëzues ose pikëhyrje.

2.Në kompjuter zgjidhni [Paneli i kontrollit] [Rrjeti dhe interneti] [Rrjeti dhe qendra e ndarjes] [Ndrysho cilësimet e avancuara të ndarjes] dhe zgjidhni [Zgjidh opsionet e transmetimit të mediave...] për të aktivizuar transmetimin e mediave.

3.Nga lista, caktojeni televizorin në [Lejuar].

4.Hapni Windows Media Player në kompjuter. Zgjidhni [Cilësimet] [Menaxhimi i bibliotekës] dhe shtoni vendndodhjen ku ruhen skedarët fotografikë, video dhe muzikorë për t'i luajtur në televizor. Për më tepër rreth luajtjes së materialeve, shihni "Luajtja e materialeve multimedia të kompjuterit ose të pajisjes celulare".

"" Përndryshe, skedarët mund t'i lëvizni në dosjen bazë të përcaktuar nga Windows Media Player dhe t'i luani apo t'i shfaqni në televizor.