Menaxhimi i listës së regjistrimeve të planifikuara

(MENU/123) MENU Transmetimi Menaxheri i program.

Mund të ndryshoni cilësimet e seancave të regjistrimit të planifikuar ose të anuloni të gjitha seancat e planifikuara.

Shikimi i programeve të regjistruara

Të zgjedhura PËRMBAJTJET E MIA

1.Zgjidhni një pajisje regjistrimi USB. Shfaqet dosja MATERIALET.

2.Zgjidhni një program të regjistruar nga dosja MATERIALET për të luajtur skedarin e zgjedhur.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

Përdorimi i funksioneve të disponueshme gjatë luajtjes së regjistrimit

Shtypni butonin "Enter". Shfaqen butonat e mëposhtëm. Shtypni butonin RETURN për të fshehur butonat. "" Butonat që shfaqen ndryshojnë në varësi të skedarit që po luhet.

●● Pusho / Luaj

Ndalon skedarin (program i regjistruar) ose vazhdon luajtjen skedarit nëse është ndaluar.

Mund t'i përdorni funksionet e mëposhtme kur ndalohet videoja. Megjithatë, zëri nuk dëgjohet kur videoja është e ndaluar.

––Hapi: Zgjidhni për të kërkuar videon me nga një kuadër.

––Lëvizja e ngadaltë: Zgjidhni për të luajtur videon me 1/2 e shpejtësisë normale.

●● Përpara / Tjet.

Për ta rinisur videon aktuale nga fillimi, zgjidhni butonin .

Për të luajtur skedarin vijues (program i regjistruar), zgjidhni butonin .