Lëvizja e aplikacioneve

Aplikacionet mund t'i lëvizni drejt një vendndodhjeje sipas dëshirës në kategorinë Apps e mia.

Zgjidhni Opsionet Lëviz Apps e mia në ekranin Aplikacione. Zgjidhni një aplikacion për ta lëvizur. Rreth aplikacionit shfaqen shigjetat 4-drejtimëshe. Lëvizeni aplikacionin në vendndodhjen e dëshiruar me anë të shigjetave të drejtimit në ekran dhe shtypni butonin "Enter".

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

Bllokimi dhe zhbllokimi i aplikacioneve

Zgjidhni Opsionet Blloko/zhblloko Apps e mia në ekranin Aplikacione. Shfaqet ekrani i dhënies së fjalëkalimit. Jepni fjalëkalimin, zgjidhni aplikacionet për të kyçur ose shkyçur dhe zgjidhni Ruaj. Të gjitha aplikacionet e zgjedhura bllokohen ose zhbllokohen.

Përditësimi i aplikacioneve

Zgjidhni Opsionet Përditëso aplikacionet në ekranin Aplikacione. Televizori kërkon për përditësime aplikacionesh dhe shfaq listën. Pas kërkimit, mund t'i përditësoni disa ose të gjitha aplikacionet.

Risistemimi i aplikacioneve

Zgjidhni Opsionet në ekranin Aplikacione dhe zgjidhni Rendit me për t'i renditur aplikacionet sipas datës, orës ose kriteresh të tjera.

Vlerësimi i aplikacioneve të blera

Mund të caktoni rezultatin me yje me anë të butonave dhe në ekranin e informacionit të detajuar.

Përdorimi i funksioneve dhe i karakteristikave të tjera të aplikacionit

(MENU/123) MENU Smart Hub Cilësimet e nisjes automatike Aplikacionet dhe shiriti njoftues i lidhur me kanalin

Mund të konfiguroni karakteristika dhe funksione shtesë të aplikacionit.

Përdorimi i aplikacioneve të lidhjes me kanalin

Informacionin mbi programet televizive dhe shërbimet e tjera përkatëse mund ta merrni ndërkohë që po shikoni televizor me anë të një aplikacioni të instaluar në televizor dhe të lidhur me një kanal të caktuar.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur aplikacioni që mbështet Aplikacionet dhe shiriti njoftues i lidhur me kanalin është i instaluar në televizor.