Redaktimi i kanaleve të regjistruara

Opsionet e mëposhtme mund t'i hapni duke zgjedhur Opsionet në ekran. Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit të transmetimit.

●● Zgjidh gjithë / Çzgjidh gjitha

Zgjedh ose çzgjedh të gjitha kanalet e shfaqura në ekranin Redakto kanalin.

●● Rend.

Renditni listën sipas kriterit Numër ose Emri.

"" Ky opsion disponohet vetëm për kanalet dixhitale.

●● Antena

Mundëson zgjedhjen midis Ant., Kabllor ose Satelit.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.

●● Kategori

Shfaq kanalet e ruajtura në kategorinë e zgjedhur.

●● Redak. të pref.

Cakton kanalet e preferuara.

"" Për më tepër, shihni "Krijimi i një liste personale të të preferuarave".

●● Riemërto kanalin

Riemërton kanalet analoge. Emri i ri mund të jetë deri në 5 karaktere i gjatë.

●● Informacion

Shfaq informacion të detajuar rreth programit aktual.