Lidhja e pajisjes portative

Mund të lidhni një pajisje celulare, si celular inteligjent ose tabletë direkt me televizorin, ose ta lidhni me rrjetin dhe të shfaqni ekranin e pajisjes celulare, ose të luani materialet e saj në televizor. Llojet e lidhjeve që mund të bëni renditen më poshtë.

●● Shfaqni ekranin e pajisjeve portative në ekranin e televizorit me anë të kabllos MHL-HDMI. ●● Lidhuni duke pasqyruar ekranin e pajisjes portative në televizor (Pasqyrimi i ekranit).

●● Lidhja e pajisjeve portative pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt).

●● Lidhja e një pajisjeje portative nëpërmjet Samsung Smart View 2.0.

Lidhja me kabllo MHL-HDMI

Mund të përdorni funksionin e lidhjes celulare me qartësi të lartë (MHL) për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor. Megjithatë, MHL disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (MHL) të televizorit dhe vetëm kur përdoret bashkë me pajisjen celulare që mbështet MHL. Për informacion rreth konfigurimit të MHL në pajisjen celulare, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes.

"" Nëse lidhni një pajisje portative me televizorin nëpërmjet një kablloje MHL-HDMI, televizori ndërron automatikisht madhësinë e figurës për çdo material të ruajtur në pajisjen portative sipas madhësisë origjinale të figurës së atij materiali.

Lidhni kabllon MHL-HDMI me folenë e hyrjes HDMI (MHL) të televizorit dhe me folenë USB të pajisjes portative, sipas figurës më poshtë.