Lexojini përpara përdorimit të modalitetit 3D

"" Ky funksion nuk disponohet për modelet e serisë S9, 7200 dhe të serisë 6 e poshtë.

Masa paraprake për 3D

[[ Vini re!

●● Kur shihni video 3D nën llambë fluoreshente (50 Hz – 60 Hz) ose llambë me 3 gjatësi vale, mund të vini re një dridhje të lehtë të ekranit.

"" Nëse ndodh diçka e tillë, errësoni ndriçimin ose fikni llambën.

●● Ndërrimi i modalitetit të hyrjes gjatë shikimit të filmave 3D mund të çaktivizojë funksionin 3D në televizor.

"" Nëse ndodh kjo simptomë, syzet 3D mund të fiken automatikisht.

●● Nëse qëndroni të mbështetur anash gjatë shikimit të televizorit me syzet 3D Active, figura mund të duket e errët ose mund të mos duket fare. Efekti aktual 3D mund të përjetohet në mënyra të ndryshme, në varësi të shikuesit. Efekti 3D mund të mos jetë i dukshëm nëse aftësia pamore e syrit të majtë dallon shumë nga aftësia pamore e syrit të djathtë.

●● Nëse ndonjë pjesë apo lentet e syzeve 3D janë defektoze apo dëmtohen, nuk do të mund të riparohen dhe syzet duhen ndërruar. Nëse syzet pushojnë së punuari brenda periudhës së garancisë, mund t'i riparoni ose zëvendësoni falas. Nëse syzet dëmtohen për faj të përdoruesit ose pasi ka skaduar periudha e garancisë, atëherë duhet të blini një palë të reja.

●● Nëse shikimi në njërin prej syve ndryshon shumë nga shikimi në syrin tjetër, efektet 3D mund t'i perceptoni në shkallë më të ulët se personat e tjerë, ose mund të mos perceptoni fare efekte 3D.

●● Sigurohuni të jeni brenda rrezes funksionale të syzeve kur shikoni video 3D.

"" Pamjet mund të mos jenë të shikueshme në 3D nëse lëvizni jashtë rrezes funksionale për 3 sekonda.

"" Nëse syzet 3D lëvizen jashtë distancës së rekomanduar të funksionimit, sinjali nga televizori do të shkëputet dhe funksioni 3D i syzeve do të fiket pas disa sekondash. Kur ndodh kjo, llamba e kuqe do të ndizet për 3 sekonda.