Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)

Telekomandën e televizorit mund ta përdorni për të komanduar pajisje të jashtme që janë lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI dhe mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC). Kini parasysh që Anynet+ (HDMI-CEC) mund të caktohet vetëm duke përdorur telekomandën.

Konfigurimi i Anynet+ (HDMI-CEC)

(MENU/123) MENU Sistemi Anynet+ (HDMI-CEC) Provo tani ●● Anynet+ (HDMI-CEC) Provo tani

Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni Anynet+ (HDMI-CEC). Caktojeni në Fik. ose Ndez për të çaktivizuar ose aktivizuar të gjitha funksionet në lidhje me Anynet+.

●● Çaktivizim auto Provo tani

Kur caktohet në Po, fik pajisjet e jashtme të përputhshme Anynet + gjatë kohës që televizori është i fikur.

"" Ky funksion nuk mbështetet nga disa pajisje që mbështesin Anynet+.

●● Kërkim për pajisje Provo tani

Kërkon automatikisht dhe identifikon pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin që mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC).

Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)

Zgjedhja e pajisjes së jashtme

Pas lidhjes së pajisjeve të jashtme me televizorin, zgjidhni (MENU/123) MENU Sistemi Anynet+ (HDMI- CEC) Kërkim për pajisje. Televizori shfaq një listë pajisjesh që mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC), të cilat mund t'i konfiguroni si pajisje që mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC) (d.m.th. pajisje që mund të komandohen nëpërmjet telekomandës së televizorit). Për të konfiguruar pajisje që mbështet Anynet+ (HDMI-CEC) si pajisje që mbështet Anynet+ (HDMI-CEC), duhet ta zgjidhni në ekranin burim. Ndiqni udhëzimet në seksionin vijues.

"" Nëse keni pajisje të jashtme të konfiguruar si pajisje që mbështet "Anynet+" (d.m.th. pajisje që mund të komandohet nëpërmjet telekomandës së televizorit) dhe si pajisje që mbështet telekomandën universale (d.m.th. pajisje që mund të komandohet nëpërmjet telekomandës universale), ajo mund të komandohet vetëm me telekomandë universale.